1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A është i mundur ndërrimi i deputetëve të PS-së?

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon kushte të qarta për ndërprerjen e mandatit. Por eksperti i BE-së Alfred Kellerman, pohon se nuk duhet shikuar vetëm Kushtetutën.

default

Parlamenti i Shqipërise

Mospranimi i menjëhershëm i rezultatit të zgjedhjeve nga opozitat dhe bojkoti prej tyre i Parlamentit ka shoqëruar jetën politike të Shqipërisë post- komuniste. Por situatat janë normalizuar me futjen e tyre pas një periudhe në Parlament. Tani në Shqipëri ka një situatë të paprecedentë. Deputetët e opozitës nuk kanë bërë betimin në Parlament kur ai filloi në shtatorin e kaluar. Ata janë jashtë Parlamentit që atëherë pasi kërkojnë hapjen e kutive të votimit në disa rajone, ku sipas tyre ka pasur parregullsi, që kanë deformuar votën e elektoratit të majtë.

Opozita ka zgjedhur rrugën e protestave dhe të vendimit politik për të vazhduar bojkotin e Parlamentit, në rast se maxhoranca nuk ndryshon vendimin e saj për të mos hapur kutitë.

Grupi socialist i "mendimit ndryshe"

Edi Rama

Edi Rama në sprovë

Në rradhet e deputetëve opozitarë të PS-së ka edhe një grup të vogël të quajtur “Grupi i mendimit ndryshe”, i kryesuar nga Ben Blushi, që ka vendosur të thyejë vendimin dhe të futet në Parlament. Kryetarja e Parlamentit përsëriti ditet e fundit paralajmërimin se në rast se rreth 59 deputetë opozitarë nuk do të zenë vendet e tyre në Parlament brenda 6 marsit, ata do të zëvendësohen me deputetë të listës emërore të PS-së, të cilët në zgjedhjet e 28 qershorit nuk fituan numrin e duhur të votave për të qenë deputetë.

Paralajmërimi i kryetares Topalli mbështetet në nenin 71 të Kushtetutës. Ky nen ka tre pika që saktësojnë se kur mandati i një deputerti ndërpritet. Njëra prej tyre është rasti kur ai nuk merr pjesë në Parlament për 6 muaj rrjesht. Në 6 mars mbushen plot 6 muaj nga puna e Parlamentit të ri të Shqipërisë dhe bojkotii tij nga opozita.

Debati i zjarrtë

Mundësia e zëvendësimit të grupit të deputetëve të votuar nga zgjedhësit me një grup kandidatësh për deputetë që nuk u votua, ka ngjallur një debat të zjarrtë në Shqipëri. Një pjesë e konstitucionalistëve është pro kësaj zgjedhjeje dhe nxit deputetët socialistë të futen në Partlament dhetë mos sfidojnë Kusdhtetutën.

Konstitucionalistja Aurela Anastasi këmbëngul që duhet repektuar Kushtetuta dhe nuk duhet krijuar precedenti i sfidimit të saj.

Kushtetuta duhet parë si një garanci për partitë politike dhe subjektet elektorale. Prandaj deputetët opozitarë duhet të zenë vendet e tyre në Parlament para datës 6 mars”, thotë ajo.

Tirana Parlament

Ndërsa konstitucionalist Njazi Jaho mendon ndryshe. Ai thotë se " në nenet e Kushtetutës nuk parashikohet zëvendësimi i një grupi të deputetëve pasi kjo dëmton parlamentarizmin dhe parimet e tij".

Alfred Kellermann, ekspert i BE për çështje ligjore, professor në Universitetin e Asser-it në Holandë, dhe kryetar i ekipit të asistenceës së BE-së në Ministrinë e Integrimit Europian për adaptimin e legjislacinit shqiptar me ate europian, deklaroi për programin shqip të DW se kjo situatë tregon qe Shqipëria po përpiqet të ndërtojë demokracinë e vërtetë, por ende nuk e ka arritur në kuptimin që kjo ka për demokracitë në Bashkimin Europian.

"Me rëndësi janë interesat e vendit dhe jo të partive"

" Mendoj se duhet gjetur zgjidhje politike që është në interes të vendit. Partitë politike duhet t'i japin përparësi interesave të vendit dhe jo interesave të tyre. Ato nuk duhet të prandalojnë realizimin e një kompromisi politik mes palëve", thotë Kellermann.

Ai thekson se zëvendësimi dëmton parlamentarizmin dhe shtrembëron votën e zgjedhësve pasi në rast të zëvendësimit me emra nga lista shumëemëerore e partive të majta opozitare, atehere në Parlanment do të jene persona që populli nuk i ka votuar. Alfred Kellermann shton se në rastin e një vendimi politik të opozitës nuk është e udhës t'i drejtohesh Kushtetutës.

Mendoj se në këtë rast referencat me Kushtetutën e Shqipërisë nuk janë të dobishme sepse është i rëndësishëm vullneti politik nga palët për intertesat e Shqipërisë”, pohon ai

Por zëvendësimi në grup i deputetëve të votuar nga elektorati me ata të pavotuar demonstron paaftësinë e klasës politike për kompromis.

Nëqoftëse Shqipëria nuk arrin me sukses të realizojë këtë kompromis mes forcave politike atëhere ky është tregues i qartë se ajo nuk plotëson kriterin e kompromisit që duhet për pranim në BE. Ky kriter është një parakusht për anëtarësimin në BE. Prandaj partitë politike duhet të gjejnë patjetër gjuhën e kompromisit politik dhe daljes nga situata me mjete politike”, konstaton ekperti i BE-së për çështje ligjore dhe të Kushtetutës, profesori Alfred Kellermann.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 23.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lf53
  • Data 23.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lf53