1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

A është i ligjshëm skanimi i targave?

Gjykata më e lartë në Gjermani këtë herë do të vendosë nëse rregjistrimi automatik i targave të automjeteve për qëllime të ndekjes penale është në përputhje me ligjin.

default

Shkronja D e ngjitur pas makinës është për Gjermaninë (Deutschland)

Në takimin e sotëm (11.03) të Gjykatës Kushtetuese do të flitet sërisht për rregjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave personale. Këtë herë fjala është për rregjistruesit automatikë të targaveKëtë herë fjala është për rregjistruesit automatikë të targave. Ato funksionojnë si "blicet" e njohur, pra matësit e shpejtësisë, të cilët dokumentojnë mëkatet e shoferëve të automjeteve me fotografi kur kapërcejnë shpejtësinë e lejuar. Ashtu si matësit e shpejtësisë, edhe skanuesit e targave mund të instalohen në mënyrë fikse ose të lëvizshme.


Por ndryshe nga matësit e shpejtësisë ato nuk rregjistrojnë vetëm ata të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Shumë më tepër ato skanojnë targat e të gjitha automjeteve që kalojnë përpara tyre. Më pas bëhet një krahasim me të dhënat nga protokollet e kontrollove. Të dhënat që përkojnë ruhen ndërsa pjesa tjetër shuhet. Synimi është: të gjehen automjetet të cilat janë vjedhur ose që janë në kërkim për arsye të tjera si p.sh. për shkak të një akti penal apo shkelje të rregullave.


Kritika kryesore e ankimimit pranë Gjykatës Kushtetuese është që pa masa të tjera kufizuese, brenda një kohe shumë të shkurtër, regjistrohen mijëra targa automjetesh. Rregullat për mbledhjen e të dhënave janë tepër të pa përcaktuara. Ato mund të bëjnë të mundur vëzhgimin fshehurazi të personave të pa dyshuar, thonë paraqitësit e ankimimit. Aktivistët për mbrojtjen e të dhënave dhe të kushtetutës druhen se rregjistrimi automatik targave të automjeteve bien ndesh me të drejtën për të vendosur vetë se kush mund t'i përdorë të dhënat personale.


Konkretisht ankimimi në Gjykatën Kushtetuese drejtohet kundër ligjeve përkatëse të landeve Hessen dhe Schleswig-Holstein. Në gjithë Gjermaninë një ligj i tillë për rregjistrimin e targave egziston në tetë nga 16 lande.


Por pikërisht tani Gjykata Kushtetuese mund t'i rrëzonte ligjet e Hesenit dhe Schleswig-Holstein-it, me pasoja edhe për ligjet e landeve të tjera. Nëse ruajtja e polemizuar e targave shërben në rradhë t'i parë për ndjekjen penale atëherë ligji do të ishte kompetencë e Federatës dhe jo e landeve. Pra ligjet përkatëse të landeve do të ishin anti kushtetuese nga ana formale.

  • Data 11.03.2008
  • Autor Daphne Antachopoulos
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMVS
  • Data 11.03.2008
  • Autor Daphne Antachopoulos
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMVS