1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A është i kërcënuar rendi shtetëror në Turqi?

Të hënën e ardhshme gjykata kushtetuese turke do të trajtojë çështjen e mundësisë së ndalimit të partisë në pushtet AKP. Akuza e konsideron rendin shtetëror të rrezikuar nga partia e kryeministrit Erdogan.

Demostratë kundër ndalimit të shamisë së kokës

Demostratë kundër ndalimit të tyrbes

Një javë pasi eksperti i gjykatës kushtetuese turke dha rekomandimin e tij në procesin për ndalimin e partisë AKP të kryeministrit Rexhep Taip Erdogan, tani do të këtë tani një seancë përfundimtare. Siç tha një zëdhënës i gjykatës, të njëmbëdhjetë gjykatësit do të nisin konsultimet të hënën e ardhshme.

Në se po këtë ditë do të merret vendimi, është e paqartë. Në procesin për heqjen e ndalimit të shamisë së kokës, për të cilin në Turqi pati interesim të madh gjykata e pat dhënë brenda ditës vendimin.

Akuza e prokurorisë së përgjithshme qemaliste parashikon ndalimin e AKP-së, sepse kjo rrezikon sipas saj strukturat sekulariste të Turqisë.

Krahas ndalimit të partisë ajo do të arrijë edhe ndalimin e aktivitetit të 71 anëtarëve të saj, ndër ta të kryeministrit Erdogan dhe të presidentit Adullah Gyl.

Eksperti i gjykatës kushtetuese, gjykatësi Osman Can, u ka rekomanduar kolegëve të tij, që ta refuzojnë kërkesën, sepse nga AKP-ja nuk vjen aktualisht ndonjë rrezik. Ekspertiza e Canit nuk është e obligueshme. Meqenëse tetë nga të njëmbëdhjetë gjykatësit konsiderohen si kritikë ndaj AKP-së, Turqia pret një ndalim të partisë.

Partia islamiste-konservatore AKP në qeveri (Partia për drejtësi dhe zhvillim) u themelua në vitin 2001 nga kryeministri i sotëm Rexhep Taip Erdogan. Erdogan dhe disa nga anëtarët e partisë së tij i kishin rrënjët në partinë islamiste të prosperitetit dhe pasueses së saj partisë së virtytit të paraardhësit të Erdoganit Necmettin Erbakan. Kjo u ndalua në vitin 1998 respektivisht 2001 nga gjykata kushtetuese turke, meqë drejtoheshin kundër rendit shtetëror laik të vendit.

Në Turqi që prej themelimit të saj prej Kemal Atatyrkut në vitin 1923 ka një traditë të fortë të ndarjes së shtetit nga feja, që do të thotë nga islamizmi sunit. Ruajtës të vetëshpallur të kësaj tradite laike janë në rradhë të parë ushtria dhe organet e drejtësisë. Te kjo traditë bën pjesë edhe një kontroll shtetëror i fesë islame nga enti për cështjet fetare.

Sipas një ankete të gazetës liberale "Milliyet" të fundit të qershorit shumica e turqve refuzon ndalimin e AKP-së. Shumë qytetarë i druhen një kaosi ekonomik dhe politik. Kryesia e AKP-së ka përpiluar plane për themelimin e një partie të re në rast se AKP ndalohet.

Partitë politike janë ndaluar shpesh në Turqi. Megjithatë deri tani asnjö, që qeveriste me shumicë absolute. Një ndalim i AKP-së do të kishte ndoshta edhe pasoja në procesin e pranimit të Turqisë në BE.

  • Data 23.07.2008
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EiKy
  • Data 23.07.2008
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EiKy