1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

A është Hizbollahu organizatë terroriste?

Ka zëra që kërkojnë që Hizbollahu të përfshihet në listën e terrorit të BE-së, sikurse në SHBA dhe Izrael. Por kjo ndoshta do ta forcojë pozitën e Hezbollahut, në vend që ta dobësojë atë.

Nëse Hizbollahu hyn në telashe u lëshon urdhër anëtarëve të vet që të mos flasin. "Bullgaria? Jo, no comment" - thotë me edukatë, por me vendosmëri, Rana një zëdhënëse e organizatës në Bejrut. Dhe pastaj shton: "Më vjen keq, me të vërtetë."

Hisbollah Beirut Versammlung 12.11.2012

Mbledhje e Hizbollahut në Beirut, 12.11.2012

Hizbollahu dominon kudo në jug të Beirutit, në shkolla dhe spitalet që ka ngritur, apo në ndërtesat shumëkatëshe ndërtimin e të cilave i ka financuar. "Libani nuk mund të mendohet pa Hizbollahun", thotë Bjërn Blaschke, korrespondent i ARD-së për Lindjen e Mesme. "Ai është i përfshirë në qeverinë libaneze dhe në Parlament. Në të njëjtën kohë ai është edhe një lëvizje sociale". Hizbollahu jep për shembull dhe bursa apo financon jetimore.

"Hizbollahu është gjithçka"

Por Hizbollahu është më shumë, sepse ai ka një milici të armatosur, e cila u krijua në vitin 1980 nga rezistenca kundër pushtimit izraelit të Libanin jugor dhe lufta civile libaneze. Në jug të Libanit, i cili një kohë të gjatë ka qenë më pak i zhvilluar se pjesa tjetër e vendit jetojnë shumë muslimanë shiitë.

Hisbollah Hassan Nasrallah in Beirut 17.09.2012

Hassan Nasrallah

Prandaj Hizbollahu, Partia e Perëndisë, është shprehimisht një parti shiite. Udhëheqësit e Hizbollahut janë dijetarë shiitë. Çallma e zezë e Sekretarit të Përgjithshëm Hassan Nasrallah tregon se ai ka zbritur direkt nga Profeti. Shkurt: "Hizbollahu është gjithçka", thotë Blaschke.

Philipp Missfelder, zëdhënësi për politikën e jashtme i CDU / CSU zgjedh fjalë të tjera: "Hizbollahu nuk është një organizatë bamirëse, sikurse bën ndonjëherë, por një organizatë politike, agresive, njësi fundamentaliste që nuk tërhiqet as nga dhuna për të arritur objektivat e veta." Philipp Missfelder u referohet hetimeve, sipas së cilave Hizbollahu ka qenë i përfshirë në një sulm mbi pesë turistë izraelitë dhe shoferin e tyre verën e kaluar. Sipas qeverisë bullgare, autorët duhet të jenë anëtarë të Hizbollahut.

Qëndrim më i ashpër nga Evropa

Hisbollah Irakische Scouts bei einer Feier in Bagdad Archivbild 09.02.2013

Hizbollahu ka milicinë e vet të armatosur

Mißfelder kërkon që Hizbollahu të përfshihet në listën e terrorit të BE-së. SHBA dhe Izraeli, të cilat e kanë klasifikuar tashmë Hezbollahun si një organizatë terroriste, do ta mirëprisin këtë veprim. Por disa shtete anëtare të BE e pengojnë një gjë të tillë. Prandaj Mißfelder bën thirrje që në qoftë se është e nevojshme Gjermania mund ta bërë këtë e vetme.

Por Nadim Shehadi nga Chatham House, një think-tank prestigjioz britanik, paralajmëron ndaj "hapave të nxituara". Nëse Hezbollahu do të klasifikohet si organizatë terroriste dhe kjo do të shoqërohet me sanksione kjo mund ta izolojë Libanin dhe "ndoshta do të forcojë pozitën e Hezbollahut, në vend që ta dobësojë atë." - mendon Nadim Shehadi.

Hizbollahu mbështetet tek deeskalimi

Hisbollah Parade in Libanon Archivbild 28.11.2012

Paradë e Hisbollahut, Liban 28.11.2012

Hizbollahu në Liban ka disa kohë që është nën presion: Fakti që ai në konfliktin në Siri është në anën e regjimit të Asadit - së bashku me Iranin, një aleat i rëndësishme - ka bërë që Hisbollahu të humbë shumë mbështetës, beson Blaschke. Prandaj Hezbollahu mundohet që në Liban të luajë rol stabilizues dhe të provokojë sa më pak të jetë e mundur.

Për momentin Hizbollahu nuk po jep shumë deklatarata. Ndoshta Hassan Nasrallah do të mbajë në fundjavë një fjalim për Bullgarinë, thotë zëdhënësja Rana. Ndoshta edhe jo. Po asaj i duhet të heshtë.