1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

A është gazsjellësi Nabucco rrugëdalje? Evropa kërkon alternativa të reja të furnizimit me gaz

Grindja për gazin mes Rusisë dhe Ukrainës po e bën edhe më të qartë varësinë e evropianëve prej gazit rus. Në këtë kuadër projektet për gjetjen e një alternative ndaj gazit rus po dalin sërish në rend të ditës.

default

Konflikti për gazin, pamje simbolike

Një nga këto projekte është ai i gazsjellësit "Nabucco", i cili për shumëkënd përbën zgjidhjen ndërsa disa të tjerë e shohin politikisht me rezerva, sepse përmes tij do të transportohet gaz nga Irani, Azerbajxhani dhe Turkmenistani Andreas Meyer-Feist:

Gjendja aktuale e furnizimit me gaz

Gazsjellësit në Hungari janë bosh dhe vendi varet thuajse krejtësisht prej importeve të gazit nga Rusia. Rezervat do të mjaftonin vetëm për 70 ditë, dhe kjo në rast se nuk është shumë ftohtë, prandaj në Hungari ka filluar racionimi i gazit. Edhe në Bullgari, e cila është gjithashtu krejtësisht e varur prej gazit rus kanë filluar kursimet. Disa fabrika e kanë ndërprerë punën. Lajme të ngjashme vijnë edhe nga Rumania apo Serbia.

Serbien Russland Erdölgeschäft

Pikë furnizimi me gaz në Serbi, NIS Jugopetrol

Në këto momente kur njerëzit dridhen duke vrarë mendjen do të kemi a s'do të kemi gaz ministri hungarez i energjisë, Çaba Molnar vret mendjen për gjetjen e një zgjidhjeje: "Nabucco-ja. Ne do të gëzoheshim nëse ndërtimi i këtij gazsjellësi do të përshpejtohet. Hungaria është një ndër vendet më aktive që marrin pjesë në projektin Nabucco. Po të kishim tani gazsjellësin Nabucco, s'do të kishim probleme".

Projekti me emrin simbolik Nabucco

Projekti mban emrin e operës së Verdit, Nabucco. Dhe si në oper ku bëhet fjalë për çlirimin prej robërisë babilonase, edhe qëllimi i projektit Nabucco është çlirimi prej robërisë së rrjetit të monopolistit rus Gazprom. Fjala është për një gazsjellës që do të sillte gaz nga Deti Kaspik për në Evropë, duke e anashkaluar Rusinë dhe konfliktin ruso-ukrainas.

Erdgasförderung im Iran

Irani - vend kyç në furnizimin me gaz

Gazi nga Azerbajxhani apo Turkmenistani do të kalonte përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë për të arritur më pas në Austri dhe Gjermani.

Planet për gazsjellësin e ri janë gati thotë shefi i projektit Reinhard Mitschek: "Nga pikëvështrimi i sotëm ne mund të fillojmë me ndërtimin në vitin 2009 dhe të fillojmë me livrimet e transporteve të para në vitin 2012 ."

E gjitha kjo nën drejtimin e koncernit austriak të energjisë OMV. Shanset për këtë projekt 8 miliardësh nuk kanë qenë asnjëherë më të mira se sot, beson shefi i koncernit OMV Wolfgang Ruttensdorfer. "Situata të tilla bëjnë të qartë se do të ishte e zgjuar që të mos mbështetesh vetëm në dy këmbë, por të kesh sa më tepër burime furnizimi."

Por ideja për ta ulur varësinë e Evropës prej gazit rus ka problemet e veta. Në këtë projekt duhen përfshirë shumë vende, ende mungon miratimi i BE-së dhe marrëveshjet për vendet nga do të kalojnë tubacionet për tranzitin e gazit. Po ashtu është edhe problemi nëse gazi do të vijë vetëm nga Azerbajxhani apo edhe nga Irani. Austria do të shfrytëzojë edhe fushat gazmbajtëse në Iran, vendi i dytë për sa u përket rezervave të gazit në botë. Ky është edhe problemi kryesor i këtij projekti, sepse pa gazin nga Irani gazsjellësi evropian do të mbetej gjysmë bosh.

Efektet e gazjellësit Nabucco

Edhe përkrahësit e projektit Nabucco e dinë këtë. Ministri hungarez i energjisë Molnar, bën fjalë për një strategji të dyfishtë: gazsjellësi Nabucco duhet të shërbejë si plotësues për gazin nga Rusia dhe si mjet presioni politik ndaj Moskës.

Edhe pse kriza e gazit i jep për momentin flatra projektit Nabbucco ende nuk është e sigurt se ç'do të bëhet me gazsjellësin e ri. Ndoshta sërish gaz nga Rusia përmes tubacionesh të stërgjata që mund të krijojnë probleme me furnizimin, por ofrojnë energji politikisht më të pranushme se ajo nga Irani. Vetë Gazpromi rus nuk ka frikë nga konkurrenca. Ai e sheh Nabuccon si një plotësim, por jo si zëvendësim të tregut evropian me gaz.


DW.COM

  • Data 08.01.2009
  • Autor Andreas Meyer-Feist
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GUTd
  • Data 08.01.2009
  • Autor Andreas Meyer-Feist
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GUTd