1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

A është e guximshme paketa gjermane e konjukturës?

Këshilli federal gjerman miratoi të premten paketën miliardëshe të konjukturës prej 50 miliardë eurosh. Të përditshmet gjermane komentojnë gjendjen e konjukturës dhe masat gjermane.

default

Pas bundestagut edhe këshilli federal gjerman miratoi të premten paketën miliardëshe të konjukturës prej 50 miliardë eurosh, me anë të së cilës do të luftohet rënia e ekonomisë dhe do të bëhen përpjekje për garantimin e vendeve të punës.

"Berliner Zeitung": Një paketë e vogël në të cilën është llogaritur gjithë ç'ishte e e mundshme është bërë gati, për një paketë më të madhe nuk duket se ka nevojë. Por a është kjo e guximshme? Po qe se do ta shohësh me sy të mirë, këtë mund ta interpretosh si pritje të mençur nëse nuk ndodh katastrofa, po të duash ta shohësh me sy të keq, atëherë kjo të duket si një hezitim i pashpresë. Edhe shumë kohë nuk i mbetet qeverisë gjermane. Po qe se e tatëpjeta e ekonomisë në muajt e ardhshëm do të përfundojë keq, do të jetë shumë vonë për të menduar për masa kundërvepruese. Qeveria duhet që të ketë që tani gati një paketë nr. II konjukture, dhe ta hapë menjëherë po qe se do të jetë vërtet e guximshme."

Edhe Südwest Presse" që del në Ulm trajton masat për konjukturën: "Nga dita në ditë prognozat për konjukturën po bëhen gjithnjë e më dramatike. Kështu ishte e drejtë që kryeministrat votuan për paketën e konjukturës së qeverisë, pasi do ishin parë në opinion si ata që merren me vogëlsira në rast se do të kishin ndjekur këshillën e ministrave të financave për të ulur e ngritur shuma të parëndësishme. Qytetarët nuk do ta kishin kuptuar këtë, përkundrazi: kjo do të kishte rritur edhe më shumë zemërimin e tyre ndaj politikës.

Ndërsa gazeta e Këlnit, "Kölnische Rundschau" merret me recesionin si fenomen:

"Ajo që është e pandeshur më parë në këtë krizë është se të gjitha tregjet janë të prekura në të njëjtën kohë. Amerika, industria e Evropës së vjetër, Evropa lindore në ngritje, madje vetë vendet e fuqishmë në tranzicion, si Kina, ku ekonomia nuk do të bjerë, por shifrat e rritjes do të pësojnë një ulje drastike. E krahasueshme me krizën e vitit 1929 është që njëherazi kriza e bankave kthehet edhe në krizë të ekonomisë. Në kohën e sotme duhet shtuar se procesi intensiv i globalizimit ka bërë që ndërthurja mbarëbotërore të jetë edhe më e fortë së në 1929. "


  • Data 06.12.2008
  • Autor LA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GARQ
  • Data 06.12.2008
  • Autor LA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GARQ