1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A është çmimi Nobel i Paqes mbështetje, apo një sprovë Obamën?

Akordimi i çmimit Nobel për Paqen Presidentit Barack Obama ka shkaktuar jo vetëm një debat të fortë politik në SHBA, pasi edhe ekspertët po debatojnë rreth faktit se çfarë do të thotë nderimi për Obamën.

default

Presidenti Barack Obama pas marrjes së çmimit Nobel për paqen 2009 në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Barack Obama nuk kishte shumë kohë të premten (9.10.) për të festuar. Si një paradoks, por vetëm pak orë pas lajmit sensacional mbajtësit të çmimit Nobel i duhej të merrte pjesë në këshillin e luftës. Me apo pa çmim si çdo ditë tjetër të kësaj jave Obama takoi në qilarët e Shtëpisë së Bardhë këshilltarët e tij më të rëndësishëm për të menduar se si do të duhet të vazhdojë lufta në Afganistan.

Barack Obama Friedensnobelpreis Thorbjorn Jagland

Kryetari i komitetit të çmimit Nobel, Thorbjorn Jagland, me fotografinë Obamës

William Galston, një ish-këshilltar i presidentit Bill Klinton, beson se dhënia e çmimit Nobel për Obamën do të bënte disa gjëra më të komplikuara, përfshirë këtu edhe Afganistanin. Galston pyet se çfarë do të ndodhë, nëse Presidenti do të vendosë të shtojë numrin e trupave në Afganistan duke e zgjeruar kështu frontin e luftës? A do ta humbasë ai atëhere besimin jashtë vendit, pasi ai nuk vepron sipas idealeve të çmimit Nobel të paqes? " Unë shpresoj që mendime të tilla nuk do të influencojnë vendimet e tij", thotë Galston, por ato me siguri që nuk ia bëjnë atij jetën më të lehtë.

A është atëhere çmimi një sprovë, sepse që tani e tutje ai do të shoqërojë veprimet e Obamës dhe sepse ai shpresat e botës do t´i përqëndrojë te ky njeri më shumë se deri tani? Presidenti vetë u përpoq në fjalimin e tij të shkurtër të premten që t´ i paraprijë një presioni të tillë. Obama tha se ai e kupton çmimin si një porosi për veprim dhe pikërisht një porosi drejtuar të gjitha vendeve të botës, që të zgjidhin sfidat e shekullit 21.

"Kjo pasi ato nuk mund t´i realizojë asnjë udhëheqës shteti i një vendi të vetëm”. Modestia nuk është vetëm një virtyt, por një strategji të menduari. "Nëse unë dështoj atëhere ky është edhe dështimi Juaj", tha Obama.

Norwegen USA Friedensnobelpreis 2009 für Barack Obama

Obama dhe Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, 4 qershor 2009

Historiani Robert Dallek është një nga të paktët, që çmimin Nobel nuk e shikon si sprovë, por si mbështetje për Obamën. Kjo do të rrisë prestigjin e tij dhe kjo do t´ia bëjë atij më të lehtë veprimin, si për shembull të mënjanojë një përshkallëzim në Afganistan, mendon Dallek.

Jo, ky çmim nuk e ndihmon atë aspak, mendon analisti politik Michael O'Hanlon, madje në të kundërt. Obama është pikërisht duke u larguar nga imazhi si një Pop-Star ndërkombëtar dhe po mundohet të profilizohet në politikën e jashtme si i sigurtë dhe pragmatik. Dhe çmimi bart rrezikun, që ora të lëvizë mbrapsht. Kundërshtarët e tij të brendshëm, republikanët, e akuzojnë atë prej muajsh Obamën si një "yll politik" pa substancë, të cilit më shumë i intereson që të himnizohet jashtë vendit, se sa të interesohet për vendin e tij. Vëzhguesit mendojnë se çmimi do t´u japë kritikëve më shumë material për konfrontime më të ashpra. Edhe pse zëdhënësi i qeverisë Robert Gibbs thotë:

Barack Obama Reaktion auf Friedensnobelpreis

Presidenti Barack Obama, me 9 tetor 2009

"Unë nuk e kuptoj se si çmimi për Obamën do ta bëjë punën në politikën e brendshme më të komplikuar".

Rivali i Obamës në fushatën elektorale për postin e Presidentit, John McCain, përdori fjalë më miqësore për të laureuarin. Megjithatë tingëlloi si një kërcënim, kur ai tha:

"Ai [Obama] me siguri e kupton se ai duhet të justifikojë akoma më shumë shpresa". Por McCain-i nuk tha se çfarë shpresash kishte parasysh. Por diçka është e qartë se qytetarët amerikanë kërkojnë nga Presidenti i tyre që interesat amerikane duhet të qëndrojnë në ballë të politikës së tij dhe jo në duartrokitjet e botës. Një komentator i " Washington Post" pyet: një sulm ushtarak kundër Iranit mund të jetë së shpejti në interes të SHBA-së, por a mund ta urdhërojë këtë një mbartës i çmimit Nobel të paqes?

Autor: Sabine Müller/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 12.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K4Re
  • Data 12.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K4Re