1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

935 "pretendime të pavërteta" të Bushit

Presidenti amerikan Bush ka dredhuar. 'Qendra për integritet publik' numëron 935 pretendime të Bushit që nuk kanë qenë të vërteta.

default

Presidenti Bush

Është fushatë zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikë. Dhe në një kohë të tillë nuk të habit fakti që qeveria e republikanit Bush sulmohet. Njëra nga temat më të rëndësishme të fushatës është lufta e Irakut. Ajo është prej kohësh e diskutueshme dhe shoqërohet vazhdimisht nga thënia gjysmë të vërteta, të pavërteta dhe të shtrembëruara.

Pretendimet e Bushit

Është shkruar mjaft për atë sesi e ka mbështetur qeveria Bush në Shtetet e Bashkuara luftën kundër Irakut, me pretendime si ky: 'Armët e asgjësimit në masë të Irakut kontrollohen nga një tiran vrasës, i cili ka vrarë mijëra vetë me armë kimike dhe mban një qëndrim të vazhdueshëm armiqësor kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.'

Kështu u shpreh Bushi në tetor 2002, pak para se kongresi t'i jepte dritën e gjelbër për luftën, të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e vet më të nguhshtë e donin me çdo kusht dhe e përgatitën me mashtrim të mijëfishtë, thotë 'Qendra për integritet publik', kritike ndaj qeverisë. Punonjësit e saj kanë numëruar të gjitha deklaratat e bëra brenda dy viteve pas atentateve të 11 shtatorit 2001 ndër të tjera prej presidentit Bush, zëvendësit të tij Dick Cheney, ish-ministrit të jashtëm Colin Powell, ish-ministrit të mbrojtjes Donald Rumsfeld dhe prej ish-këshilltares së Bushit për çështje të sigurisë e sot ministre e jashtme Condoleezza Rice!

935 'pretendime të pavërteta' u përcaktojnë autorëve të veçantë punonjësit e studimit. Sipas tyre, presidenti personalisht ka dredhuar më së shumti gjoja pa e ditur: 232 herë ka paralajmëruar ai prej armëve irakiane të asgjësimit në masë, 28 herë prej gjoja lidhjeve me Al Qaida-n. Në vend të dytë në listën e palavdishme është Powell, Rumsfeld dhe zëdhënësi i atëhershëm i Bushit Ari Fleischer ndajnë vendin e tretë.

  • Data 24.01.2008
  • Autor Carsten Schmiester
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CwyF
  • Data 24.01.2008
  • Autor Carsten Schmiester
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CwyF