1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

9000 fëmijë refugjatë të zhdukur

Numri i refugjatëve të mitur që kanë hyrë në Gjermani, por pastaj nuk figurojnë më, është dyfishuar nga fillimi i vitit. Si mund të zhduken kaq shumë fëmijë?

Shumica e refugjatëve minorenë me shumë gjasë kanë vazhduar udhëtimin tek të afërmit, të njohurit apo thjesht kanë shkuar në vendet europiane jo anëtare të BE-së, por çfarë ka ndodhur me të tjerët? Më 1 korrik kanë qenë të regjistruar si të humbur 8991 refugjatë minorenë, ka bërë të ditur Zyra Federale e Kriminalistikës, (BKA) pas një kërkese të gazetës "Neue Osnabrücker Zeitung". Kjo shifër është shumë më e lartë se në vitin 2015, dhe gati dyfish më e lartë se në fillim të vitit, kur ajo ishte vetëm 4749. Mosha e personave të humbur varion nga 14-17 vjeç. 8046 vetë të humbur përfshihen në këtë grup. Por shumë i lartë është numri i të humburve nën moshën 13 vjeç. 867 vetë konsiderohen të humbur. Rritja e këtij numri ka të bëjë me fluksin e madh të refugjatëve në vitin e kaluar, thotë BKA, kur erdhën edhe shumë fëmijë e të rinj të pashoqëruar. Shumica e rasteve nuk janë problematike.

Regjistrime të gabuara apo të përsëritura

Sipas BKA-së "nuk ka të dhëna konkrete, se një pjesë e këtyre minorenëve të humbur që nga fillimi i vitit ka rënë në duart e kriminelëve". Një zëdhënëse e Zyrës Federale të Kriminalistikës thotë se "shumë prej tyre nuk largohen pa plan, ata duan të kërkojnë të afërmit, prindërit, të njohurit në qytete të tjera gjermane. Shpesh ka edhe regjistrime të përsëritura, kur ata shkojnë në vend tjetër, sepse nuk kanë pasaportë, ka raste kur emri shkruhet ndryshe apo mungojnë gjeneralitetet. Për Europën nuk ka shifra konkrete. Autoritetet thonë se humë janë pranë familjeve, por nuk përjashtohet edhe mundësia e një krimi.