1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

9 nëntori është ditë e vërtetësisë historike

Temë qendrore në shtypin e sotëm gjerman është përvjetori i 20-të i rënises së murit të Berlinit.

Berlin

Berlin

'Westdeutsche Zeitung' e cila botohet në Dyseldorf në numrin e saj të sotëm lidhur me këtë temë shkruan:

"Ndoshta një prej gabimeve më të mëdha të procesit të ribashkimit është ai që bartësit e këtij procesi nuk patën guximin që ta shpallin 9 nëntorin festë zyrtare kombëtare. Në vend të saj ne festojmë çdo vit më 3 tetor bashkimin formal të dy shteteve gjermane. Siç duket ne jemi sot të vetmit të cilët nuk kemi ende guxim të festojmë këtë revolucion paqësor pa lënë që të bjerë në harresë pogromi nazist kundër hebrenjëve gjermanë më 9 dhe 10 nëntor të vitit 1938", thuhet në 'Westdeutsche Zeitung'.

Ndërkaq nga 'Frankfurter Allgemeine Zeitung' po për këtë temë shkëpusim:

"Është e mundur që të gëzohesh për diçka pa harruar diçka tjetër apo pa e ndryshuar atë. Ka 20 vjet që 9 nëntori nuk është vetëm një datë e turpit kombëtar por edhe një datë e fatit kombëtar, për gjermanolindorët është një ditë e krenarisë. Asnjë datë tjetër nuk i bashkon pikën më të ulët dhe më të lartë të historisë gjermane si dita e nëntë e nëntorit. Ajo është një ditë e vërtetësisë historike..." thuhet ndër të tjera në 'Frankfurter Allgemeine Zeitung'.

Ndërsa 'Nordbayerisches Kurier' thekson:

"Njeriu mbetet fatkeqësisht gjithmonë i burgosur në kufinjtë e tij edhe pse mund të lëviz i lirë. Çasti i lumturisë dëshmohet si një moment i cili shumë shpejt mbulohet nga përditshmëria e zymtë. Në një botë të re, botë më të mirë besuan jo pak njerëz para 20 vitesh. Konfrontimi i madh u tejkalua, ushtritë u zhdukën, armët u shkatërruan. Por që atëherë pasuan shumë konflikte të vogla të cilat përbëjnë një rrezik mbarëbotëror... Detyra për njohjen e pengesave që bllokojnë pandërprerë rrugën tonë dhe tejkalimin e tyre nuk merr fund kurrë", nënvizon 'Nordbayerisches Kurier'.

Autor : Esat Ahmeti /dpa

Reaktoi : Aida Cama

  • Data 10.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KScV
  • Data 10.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KScV