1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

75 vjetori i Garës për Kupën të Federatës Gjermane të Futbollit

E gjitha ka filluar para 75 vjetësh: nëntë vjetë me radhë u luajt për të ashtuquajturën kupa Tschammer. Fituesi i parë u kurorëzua në 8 dhjetor 1935 ekipi 1. FC Nürnberg.

Kupa e FGJF

Kupa e FGJF

Lufta e Dytë Botërore çoi në ndërprerjen e garave. Në vitin 1952 më në fund Liga Gjermane e Futbollit i dha sërish jetë garës për kupën, fituesi i parë ishte në vitin 1953 ekipi Rot-Weiß Essen. Pasuan rreth 18 fitues të tjerë të titullit, ndryshime në mënyrën e lojës, dhe shumë shumë histori kupash.


"Berlin, Berlin - do të udhëtojmë për Berlin."

Që prej vitit 1985 është ky synimi i madh i trajnerëve, lojtarëve dhe tifozëve. Nëse më parë kishte vende të ndryshme për ndeshjen e finales, që prej 25 vjetësh udhëtohet për në stadiumin olimpik të Berlinit. Së fundi më 15 maj u ndeshën atje ekipet Verder Bremen dhe Bajerni i Mynihut, dhe fundi ishte si shpesh herë:

"Bajerni i Mynihut është fituesi i kupës për vitin 2010."

Bajerni fitoi 4:0 dhe festoi fitoren e kupës së 15-të, një rekord. Por mynihasit nuk kanë pasur gjithnjë arsye për t'u gëzuar. Kështu p.sh. në 14 gusht 1994, kur në raundin e parë humbën 0:1 me ekipin rajonal TSV Vestenbergsgreuth. Roland Stein shënoi atëherë golin e jetës së tij: "Them se është gjithnjë bukur të kujtohesh për këtë, pasi vetëm pas njëfarë kohe bëhesh i vetëdijshem se çfarë sensacioni ishte kjo fitore atëherë. Po, mua më pëlqen të ma kujtojnë, e pranoj se është vërtet kënaqësi."

Bajerni i Mynihut

Bajerni i Mynihut


Por nuk janë vetëm këto surpriza që e bëjnë kaq tërheqëse dhe legjendare kupën e DFB-së. Ka pasur edhe ndeshje si finalja në 1973 mes Borussia Mönchengladbach dhe 1.FC Köln. Atëherë Hennes Weisweiler, trajneri i Borussias, e la Günter Netzer-in të rrinte gjatë në pankinë, pasi lojtari nuk ishte në formë optimale sportive. Kur pas kohës së rregullt rezultati ishte 1:1 dhe u dha kohë shtesë, Netzer vendosi vetë të hynte në lojë. "Unë nuk ishte fit, isha i dobët fizikisht, dhe pra vendimi ishte shumë i drejtë. Por pikërisht për këtë i mbajta inat. Mendoja se ai duhet të dinte më shumë. Mqs gjithçka fliste kundër meje, ai duhej të më fuste në lojë pasi ai e di se çfarë ndodh në të tilla raste."

Ngjashëm si Olaf Thon-i. 18 vjeçari u ndesh në gjysmëfinale me Shalken (atëherë në kategorinë e dytë) kundër Bajernit të Mynihut. Në fund dolën 6:6 dhe autori i tre golave quhej Olaf Thon: "Ishte një ëndërr. Në fakt si ndeshje teke nuk ka pasur më të mirë, megjithëse ka pasur pika kulmore, si gjysmëfinalja kundër Anglisë, një kampionat, fitimi i kupës UEFA, në tërësi me siguri që ishte shumë bukur; por kjo ndeshje e marrë më vete ishte si një ëndërr."

Olaf Thon

Olaf Thon

Megjithatë për Olaf Thon-in dhe Shalken e tij ndeshja e përsëritjes në Mynih ishte stacioni i fundit. Bajerni doli në finale, u ndesh me Borusia Mënhengladbahun, dhe fitoi 8:7. Ishte finalja e parë e kupës së Gjermanisë, që u vendos me njëmbëdhjetëmetërsha.

Le të shohim se kush do të festojë më 21 maj 2011 kur në Stadiumin Olimpik të Berlinit të zhvillohet finalja e radhës. Aktualisht shanse për këtë kanë ende 16 ekipe. Dhe tifozët e tyre mund të vazhdojnë të këndojnë itinerarin e tyre.

"Berlin, Berlin - do të udhëtojmë për Berlin."

Autor: Torsten Ahles/ Eliana Xhani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 07.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QRka
  • Data 07.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QRka