1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

061010 Fußball-Wettskandal Prozess

7 Tetor 2010

Në gjykatën rajonale të Landit në Bohum nisi të mërkurën procesi i parë gjyqësor në skandalin e basteve të futbollit evropian. Bëhet fjalë për 32 lojëra futbolli që besohet se janë manipuluar.

https://p.dw.com/p/PYAa
Skandali i basteve ka tronditur futbollin gjerman dhe atë evropian.
Skandali i basteve ka tronditur futbollin gjerman dhe atë evropian.Fotografi: picture-alliance / Sven Simon

Pothuajse për një vit të tërë në publik thuajse nuk depërtuan informacione për skandalin më të madh të basteve në futbollin ndërkombëtar. Edhe në ditën e parë të procesit gjyqësor në Gjykatën e Landit në Bohum, rreth 80 vëzhguesve iu desh të presin gjatë për detaje.

Metoda mafioze

Vetëm pas tri orësh dhe një sërë kërkesash të mbrojtjes, prokurori Andreas Bachmann mundi të lexojë aktakuzën. Në këtë kuadër ai e bëri të qartë se si mendohet që i ka ndikuar mafia e basteve lojërat:

"Mund të thuash me siguri, që një e ashtuquajtur mënyrë defensive loje, një mënyrë loje e keqe ka qenë ajo që ka mbizotëruar. Që janë gjuajtur si të thuash pasa rrëshqanthi, të cilat normalisht nuk do të ishin gjuajtur. Pra që është luajtur shumë keq, dhe që e gjitha pastaj pasqyrohet edhe në vënien e notave. Vihet re që ata kanë luajtur në këto lojëra keq dhe që kjo është vërejtur edhe jashtë."

Gjykata e landit në Bochum ku zhvillohet procesi për skandalin e basteve në futboll.
Gjykata e landit në Bochum ku zhvillohet procesi për skandalin e basteve në futboll.Fotografi: dapd

Arsenal kërcënimesh ndaj lojtarëve

Për të manipuluar lojërat, mashtruesit kanë folur me lojtarët, arbitrat dhe trajnerët.

"Siç e dëgjuat edhe nga aktakuza, puna kryhet e tillë, që bëhet një përpjekje për t'i fituar njerëzit dhe provohet nëse lojëtarët janë të korruptueshëm. Këtë të paktën e kemi konstatuar ne. Ata ose kundërshtojnë menjëherë, ose vihen si të thuash në radhë dhe nuk e dinë tamam si do të veprojnë. Ose pranojnë menjëherë. Ne kemi konstatuar: kur lojtarët kanë pranuar të manipulojnë, atëherë ata nuk kanë qenë të korruptueshëm vetëm për një ndeshje, por kanë qenë të gatshëm ta bëjnë këtë për një seri ndeshjesh, gjë për të cilën edhe janë paguar."

Lojëtarët e korruptuar janë frikësuar si të thuash me një arsenal kërcënimi. Shumën më të madhe të ryshfetit besohet se e ka marrë arbitri i ndeshjes U 21 midis Zvicrës dhe Gjeorgjisë: 60 mijë euro.

Katër personat e paditur, në moshat midis 32 dhe 55 vjeç akuzohen nga prokuroria se kanë bërë mashtrim për qëllime fitimi dhe në grup, kështu u shpreh zëdhënësi i Gjykatës së Landit në Bohum:

"Mashtrimi konsiston në faktin, që anëtarët e këtij grupi, duke i njohur këto manipulime kanë vënë baste. Në këtë mënyrë, ofruesit të basteve dhe personave të tjerë që kanë vënë baste u janë shkaktuar dëme."

Autor: Anne van Eickels / Auron Dodi

Redaktoi: Eliana Xhani