1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

60 vjetori i urës ajrore të Berlinit - Bombarduesit e parë me bombone

Ne e ndryshuam historinë: Halvorsen lidhur me urën ajrore të Berlinit. Më 24 qershor 1948 në mëngjez në orën 6.00 kryetari i shtetit sovjetik Josef Stalin bllokoi autostradat për në Berlinin perëndimor.

default

Ura ajrore në Berlin nga forcat, aleate operacioni më i madh i të gjitha kohërave

Qyteti duhej të vdiste urie. Përgjigja e aleatëve perëndimorë ishte ura ajrore, operacioni më i madh dhe më i rëndësishëm i të gjithë kohërave. Nga 26 qershori 1948, kur nisi zyrtarisht fluturimi i parë i urës ajrore deri më 12. Maj 1949 me anë të 270.000 fluturimeve në sektorin perëndimor të Berlinit u sollën më shumë se dy milionë tonë ushqime. Berlinasit i quajtën avionët gjithë dashuri "bombardues me bombone" . Kolonel Gail Halvorsen ishte njëri nga pilotët, të cilët kryen këto operacione të guximshme. 87 vjecari i sotëm ishte i pari, që pati atëherë një ide të vecantë. Duke u ulur në Tempelhof ai hodhi nga dritarja ëmbëlsira, të lidhura fort në shami. Kështu ata binin lehtë në tokë, për kënaqësinë e madhe të fëmijëve berlinezë.

„Unë besoj, se Berlini është atdheu im i dytë, sepse1948/49 fluturonim tre herë në ditë nga Gjermania perëndimore për në Tempelhof në Berlin.“


Që kur ishte djalë i vogël Gail Halvorsen ishte i mrekulluar prej fluturimit. I lindur në vitin 1920 në Salt Lake City në shtetin federal të Utah-ut, kur ishte 21 vjec bëri patentën e pilotit. Në korrik 1942 u rregjistrua në aviacion dhe drejtoi avionet e transportit mbi Atlantikun e Jugut. Në vitin 1948 duhej të furnizonte përëndimin e Berlinit të ndarë nga bota.

„Operation Vittles“ quhej furnizimi i Gjermanisë nga ajri. „Vittles“ do të thotë në zhargon të hash dicka. Berlinasit dhe gjermanët, thotë Halvorsen, në këtë moment nuk ishin më armiqtë e amerikanëve.

„Çdo muaj në konferencat tona informoheshim se armiku i ri ishte Stalini, i cili fillimisht donte të pushtonte Berlinin perëndimor dhe pastaj Gjermaninë perëndimore. Dhe njerëzit në Berlin, që donte t´i linte pa bukë, ishin gra dhe fëmijë.

"Kur solla për herë të parë një ngarkesë me miell mbi Berlin, e pashë se si gjermanët gëzoheshin dhe na shihnin sikur të ishim engjej nga qielli. Që atëherë ishim bërë miq. Ne ishim në të njëjtin krah.“


Por Halvorsen nuk u mjaftua të conte mallrat e zakonshme. Kur një ditë në korrik 1948 pa fëmijë, që rrinin pranë aerodromit Tempelhof, donte t´u jepte atyre dicka, por nuk kishte asgjë me vete përvec dy copë cimcakizave. Ai i ndau ata në disa pjesë dhe u befasua nga entusiazmi dhe kënaqësia i fëmijëve. Herën tjetër, u premtoi fëmijëve, se do të sillte më shumë, dhe do t´i hidhte nga avioni. Embëlsirat i lidhte në shamija, me qëllim që të mos prisheshin kur binin në tokë. Edhe kolegët e tij filluan të bënin si ai dhe derisa përfundoi ura ajrore në këtë mënyrë mijëra fëmijë morën më shumë se 20 tonë cokollalta, cimzakëzë dhe embëlsira të tjera. Atij i ka bërë shumë përshtypje, që fëmijët vetë nuk i janë lutur kurrë për dicka.

Nga kjo mund të mësojnë fëmijet e sotëm, mendon Halvorsen: „Kur merr vendime, parimet janë më të rëndësishme se sa kënaqësitë. Fëmijët e Berlinit thonin: Mirë po heq dorë nga kënaqësia që të kem sa të dua për të ngrënë, sepse një ditë kam për të qenë i lirë. Dhe kur beson në vlera të caktuara ashtu si fëmijët e Berlinit, në dicka që është e rëndësishme në jetë, atëherë nuk duhet ta shkatërrosh atë, vetëm sepse kërkon kënaqësinë. Kështu psh nuk bën të thuash, po provoj ca droga, punë e madhe."

Gail Halvorsen, sot 87 vjeçar, tregon akoma me entusiazëm për fluturimet e atëhershme. Faktin që ka shpëtuar gjallë, ia dedikon gjeneralit William H. Tunner, i cili e pat planifikuar atëherë urën ajrore. Tunner gjithmonë thoshte, një urë ajrore është si një simfoni. „Secili ka pjesën e vet, secili duhet t´i bjerë një instrumenti. Kuzhinierët, policët dhe vecanërisht mekanikët e avionëve. Sepse pa to nuk do të ishte ngritur asnjë avion. Në dimër nuk kishte sa duhet hangarë dhe avionet rrinin jashtë me motorët të mbuluar vetëm më një shtresë plastikë. Dhe ata ishin atje jashtë. Gishtërinjtë i ngrinin ndër vida, kur ndërronin motorët. Ushtria, që shpërndante ndihmat, marina, që sillte furnizimet përmes Atlantikut, të gjithë luanin rolin e tyre. Ishte një simfoni, siç ka thënë Tunner.“


Nga 1970 deri 1974 ai ka qenë komandant i bazës ajrore amerikan në Berlin Tempelhof. Që aeroporti do të mbyllet ai e di. Ai është kundër kësaj, por thotë. „Tempelhofi është si statuja e lirisë e Gjermanisë. Sepse ai përfaqëson urën ajrore. Por qeveria gjermane duhet të vendosë se cfarë ndodh me të. Nuk është vendimi im. Ai është një pjesë e jetës sime, unë do ta kisha qejf ta shihja të gjallë. Por nqs nuk mund të jetojë, atëherë e pranojmë të pashmangshmen dhe vështrojmë drejt së ardhmes dhe nuk qëndrojmë tepër në të kaluarën."

  • Data 24.06.2008
  • Autor Bergmann, Christina
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EQ3z
  • Data 24.06.2008
  • Autor Bergmann, Christina
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EQ3z