1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

60- vjetori i mediave publike në Gjermani

Është ky shkas për festim, apo ka ardhur koha e analizave? Çfarë roli kanë mediat publike në tregun e liberalizuar të mediave? A janë ato rojtarë të gazetarisë profesioniste e balancë e gazetarisë sensacionale?

default

Pa dyshim që mediat publike në gjashtë dekadat e kaluara kanë bërë ndryshime të mëdha në përbërje dhe strukturë. Mediat publike janë themeluar me iniciativën e aleatëve, që okupuan vendin, të cilët në asnjë mënyrë nuk donin të lejonin media propaganduese si në kohën e nacional-socializmit. Përfytyrimet e tyre për mediat publike në Gjermani ishin shumë të qarta: ato duhet të mbajnë distancë nga shteti. Ky rregull vlen edhe sot.

Politika shpesh përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e personelit

Verica Spasovska

Verica Spasovska

Bordet përbëhen nga përfaqësues të grupeve të ndryshme të shoqërisë dhe duhet të kujdesen, që televizionet, radiot e ndërkohë edhe interneti të mos shndërrohen në aleatë të qeverisë. Megjithatë politika shpesh përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e personelit: kritikët, që bëjnë vërejtje për mungesën e distancës së duhur të këtyre mediave ndaj politikës, si shembull përmendin zgjedhjen e zëdhënësit të deritanishëm të kancelares Angela Merkel për drejtor të përgjithshëm në Bayerische Rundfunk. Por fakti që për zgjidhjen e personelit ekziston një debat i hapur në Gjermani, paraqet një sinjal se përzierja e interesave politike me mediat e financuara prej mjeteve publike nuk është një gjë e vetëkuptueshme.

Konkurrenca me mediat private shton presionin pör t'u legjitimuar

Kritika ka pasur edhe për shkak të ndryshimeve përmbajtësore të këtyre mediave: prej mesit të viteve 80-të, ato janë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me mediat private, të cilat përpiqen të mbizotërojnë tregun me informacione bulevardeske, skandale dhe tema të tjera. Presioni për t'u legjitimuar gjithashtu përmes suksesit po shtohet mbi mediat publike. Në përpjekjet që të ofrohen përbërje të kapshme për publikun e gjërë, shpesh nuk mungojnë as emisionet, që nuk dallojnë prej mediave private. Drejtori i ARD-së Volker Herres ka përcaktuar që "gjërat e popullarizuara të bëhen mirë dhe që gjërat e mira të bëhen të popullarizuara", por kjo nuk është gjithmonë e suksesshme.

Logo ARD

Logo e ARD-së

Megjithë presionet e tregut, në mediat publike në Gjermani mund të gjesh shumë gjëra, për të cilat në mediat private nuk ka vend: dokumentarë dhe emisione të jashtëzakonshme televizive, tema jo gjithmonë të këndshme shoqërore dhe debate kundërthënëse. Si për shembull filmi „Contergan“, i cili zbardh skandalin për pasojat e një ilaçi, i cili në vitet 60-të ka lënë pasoja fizike tek mijëra fëmijë gjermanë. Filmi ka fituar shpërblime të shumta dhe është shikuar nga miliona shikues. Në qoftë se edhe në të ardhmen preken tema të këtilla, për mediat publike nuk duhet të brengosemi as në të ardhmen.

Autor: Verica Spasovska

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM

  • Data 08.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nkd7
  • Data 08.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nkd7