1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

60 vjet 'Der Spiegel' - 'Top sulmues i demokracisë'

Brands-Twiete është në fakt një rrugë që nuk bie në sy në qendër të Hamburgut. Por që andej Gjermanisë i tregohet prej 60 vjetësh pasqyra - në formën e revistës me të njëtin emër.

default

"Asnjëri prej jush nuk është angazhuar nga Al Capone, por ju punoni për zotin Augstein." Drejtori i shtëpisë botuese të Spiegel-it Hans-Detlef Becker doli në tetor 1962 para mikrofonave të shtypit. Dallgët e aferës Spiegel arrinin lartësi kërcënuese për kancelarë, ministra, organe të drejtësisë dhe për botuesin e Spiegel-it Rudolf Augstein. 'Me siguri që jam i vetmi qytetar nderi i këtij qyteti që ka mbajtur pranga prej vërteti.'

Histori me suksese por dhe pengesa

Gjatë dhënies së titullit qytetar nderi i qytetit të Hamburgut në vitin 1993 botuesi i Spiegel-it Rudolf Augstein, i cili vdiq në vitin 2002, arriti të bënte shaka lidhur me një moment dramatik në historinë e lirisë së shtypit. Duartrokitjet ai i kishte të sigurta: Sepse 60 vjet 'Spiegel' janë historia e suksesshme por edhe e plot pengesa të papritura i revistës më me ndikim në Republikën Federale Gjermane. Rruga nga një revistë e pashtruar deri tek 'Topi sulmues i demokracisë' ishte e mundimshme dhe plot fuqi fjale. Numri i parë i Spiegel-it të pasluftës doli të shtunën e 4 janarit 1947 në Hanover.

Mbajtës i licencës ishte 23 vjeçari Rudolf Augstein

Për dekada me radhë historia e botuesit Rudolf Augstein ishte thuajse identike me atë të revistës që dilte në Hamburg. Therës në ton, polemizues dhe i pamëshirshëm - gazetari i ri bëri shumë armiq. Njëri prej tyre ishte kancelari Konrad Adenauer.

Asnjë aferë nuk do të linte shenja më të mëdha në pamjen e revistës sesa afera Spiegel. Ajo që ndodhi në vitin 1962 nuk hyri vetëm në historinë e shtypit, por edhe në atë të Republikës Federale. Nën trysninë e publikut dhe të partnerit liberal të koalicionit ministri i mbrojtjes Franz Josef Strauß u detyrua të jepte dorëheqjen sepse kishte gënjyer.

  • Data 13.12.2007
  • Autor Sven Ahnert / DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cap8
  • Data 13.12.2007
  • Autor Sven Ahnert / DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cap8