1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

60 vjet BND: më shumë zhgënjime se kënaqësi

Kur një shërbim sekret bëhet objekt i kryeartikujve kjo nuk është shenjë e mirë. E këtë e di më së miri Shërbimi Federal Informativ i Gjermanisë, BND. Por ndonjëherë ky shërbim ka edhe arsye për të gëzuar.

Të raportosh lajme pozitive për BND? Kjo nuk është një detyrë e lehtë. Madje është pothuajse e pamundur. E kjo ka të bëjë me llojin e punës. BND-ja në diskrecion të lartë duhet të mbledhë të dhëna për botën e jashtme, "të cilat janë me rëndësi për poliitkën e jashtme dhe të sigurisë të Republikës Federale të Gjermanisë". Kështu përkufziohet në paragrafin 1 të ligjit të BND-së. Autoriteti me seli në Pullach pranë Mynihut me rreth 6500 punonjës punon në fshehtësi. Sa më me pak zhurmë të punojë ky autoritet, aq më qetësues është efekti i tij. Kjo të paktën në teori. Por në realitet gjërat janë ndryshe. Skandalet e përshkojnë si një fill i pashkëputur historinë e BND-së të themeluar më 1 prill 1956.

Po ta vëzhgosh me kujdes kemi të bëjmë me një fill që të çon tek një e kaluar e zymtë, sepse zanafilla e shërbimit gjermano-perëndimor të kundërzbulimit i ka rrënjët në kohën e nazizmit. Shefi i parardhëses së BND-së "Organizata Gehlen" ka qenë një gjeneral i Wehrmacht-it. Nën Hitlerin asokohe Reinhard Gehlen drejtonte sektorin e ushtrive të huaja në Lindje. Kjo e bënte atë të përshtatshëm nga këndvështrimi i fuqisë pushtuese amerikane, SHBA-së, për të qenë një sy vigjilent në radhë të parë ndaj Bashkimit Sovjetik dhe zonave të tij të influencës. Puna shembullore ia vlejti për Gehlen-in, ai bëhet presidenti i parë i BND-së dhe mbetet në këtë post deri në vitin 1968. Deri në këtë periudhë shërbimi punësonte ende disa qindra njerëz me të kaluar nacionalsocialiste.

Grindje për emrat e vërtetë të ish-punonjësve dhe informantëve

Lajme pozitive? Sipas BND-së qysh në vitet 1960-të janë pushuar rreth 70 punonjës me të kaluar me ngarkesë. Arsyeja: pjesëmarrje në krime lufte. Megjithatë shërbimi i kundërzbulimit e ka ende të vështirë të krijojë transparencë të plotë mbi kapitullin më të errët të tij. Këtë e dëshmojnë pikëpamjet e ndryshme mes BND-së dhe Komisionit të Pavarur të Historianëve (UHK) të angazhuar enkas në vitin 2011. Mandati i tyre ishte: të zbardhin periudhën deri në vitin 1968. Pra periudhën Gehlen. Kryesisht debatohet nëse dhe cilat emra të ish-bashkëpunëtorëve dhe informantëve lejohet të bëhen publikë.

Bild-Kombo Reinhard Gehlen und Gerhard Schindler

Rheinhard Gehlen ish-president i BND-së dhe Gerhard Schindler presidenti aktual i BND-së

Krahasuar me këtë periudhë disi më e qetë ka qenë historia e BND-së mes viteve 1970 dhe 1990. Kjo është epoka e politikës së çtensionimit, që kulmon me rënien e Predes së Hekurt mes Lindjes e Perëndimit. Në Gjermaninë e bashkuar për herë të parë vendoset një "ligj për Shërbimin Federal Informativ". Me fjalë të tjera: BND-ja ka punuar 34 vjet pa një bazë ligjore në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Sidoqoftë deputetët e Bundestagut në Forumin e Kontrollit Parlamentar (PKGr) mund të kontrollojnë punën e shërbimeve sekrete. Ata kuptohet që mblidhen në fshehtësi në një mjedis të mbrojtur nga përgjimet, por shpesh e ndiejnë veten të informuar keq e madje edhe të zhgënjyer qëllimisht. Një përvojë kjo, që ato vazhdojnë ta kenë qysh pas aferës së NSA të vitit 2013, e cila ende vazhdon të diskutohet.

Rezultatet e komisionit hetimor të NSA-së

Sërish një komision hetimor parlamentar është marrë me aktivitetin e BND-së. Ky shërbim duhet ta ketë ndihmuar shërbimin partner të SHBA-së në përgjimin e telekomunikacionit ndërkombëtar duke shkelur të drejtën gjermane. Në bazë të këtyre hetimeve janë përgjuar një sërë qeverishë dhe institucionesh europiane, ndër to edhe gjermane. Pa zbulimet e whistleblower-it Edward Snowden bota ende nuk do të dinte gjë për këtë aferë. Në mes të marsit u mor në pyetje nga komisioni hetimor i NSA-së edhe ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier. BND-ja ndodhet nën kompetencat e tij.

Bundesaußenminister Frank-Walter Steinmeier Untersuchungsausschuss Bundestag NSA Berlin Deutschland

Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier në komisionin hetimor tpër Bundestagut NSA

Qysh në vitin 2012 është dashur të merret në pyetje si dëshmitar nga ky komision edhe presidenti i BND-së Gerhard Schindler. Ai pretendon se nuk ka dijeni për praktikat antiligjore të autoritetit që ai drejton. Schindler e përshëndet faktin, që qeveria do ta ashpërsojë ligjin për BND-në. Në të ardhmen do të ndalohet, që të spiunohen vendet mike në Europë. "Se çfarë lejohet e çfarë nuk i lejohet shërbimit të kundërzbulimit, kjo në fakt duhet të jetë prej kohësh e qartë", shprehet shefi i BND-së në një intervistë me Agjencinë Gjermane të Lajmeve, dpa.

Rastet Murat Kurnaz dhe Khaled El-Masri

Komisioni hetimor i NSA-së në fakt është shembulli më i fundit, në të cilin bëhet fjalë edhe për BND-në. Çështje të komisioneve të mëparshme parlamentare për hetim kanë qenë gazetarët e përgjuar dhe rëmbimi i të pandehurve për terroristë nga shërbimet sekrete amerikane. Raste që tërhoqën vëmendjen kanë qenë fati i Murat Kurnaz dhe Khaled El-Masri. Ata u vunë në shënjestër të shërbimeve sekrete në sfondin e luftës kundër terrorizmit. Njëri prej tyre përfundoi në burgun e SHBA-së Guantanamo, ndërsa tjetri u rëmbye në Afganistan. Që të dy ishin të pafajshëm. Se ç'rol ka luajtur BND-ja në këto raste ka mbetur e paqartë.

Bild-Kombo Khaled El-Masri und Murat Kurnaz

Khaled El-Masri dhe Murat Kurnaz

Në sfondin e të tilla historive të dyshimta lajmet për havari dhe sabotazh në ndërtesën e re të BND-së në Berlin tingëllojnë pothuajse si një shaka. Një lajm është p.sh. se për shkak të ujit që rrjedh është krijuar një dëm prej rreth një milionë Eurosh. Kjo ka ndodhur më 15 mars. Selia e re në kuartierin qeveritar do të jetë kësisoj edhe më e kushtueshme - më shumë se një miliardë Euro do të kushtojë transferimi nga Pullach për në kryeqytetin gjerman.

Fotografi "të frikshme" të një ekspozite

Kur gjithçka të jetë gati në selinë e re do të ketë edhe një qendër për vizitorë e hapur për publikun, "në të cilën do të informohet për mandatin dhe punën e shërbimit federal informativ". Këtë lajm e gjen në faqen e internetit të BND-së. Në të ka edhe të dhëna mbi një eksppozitë aktuale të shërbimit gjerman të kundërzbulimit.Kjo mund të shihet në Uashington, në Drezden dhe në Hamburg. Ndër to ka edhe një dokumentacion fotografik nga Martin Lukas Kim, titulli i të cilit i shkon përshtat BND-së në rastin e 60 vjetorit: "UNHEIMLICH - Der Bundesnachrichtendienst 1956 - 2016" (E frikshme - BND 1956-2016).