1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

52 të vdekur në Algjer

Në kryeqytetin e Algjerisë kanë vdekur pas shpërthimit të dy bombave 52 njerëz. Mbi 40 të tjerë janë plagosur rëndë. Ndër 52 të vdekurit ndodhen edhe shumë të huaj.

Terror në Algjer

Terror në Algjer

Një bombë shpërtheu përpara gjykatës së lartë në lagjen Ben Aknoun, bomba tjetër shpërtheu 10 minuta më vonë në një autobuz zë mbushur me studentë.

Bomba e parë

Sipas një bashkëpunëtoreje të zyrës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët UNHCR, një nga bombat shpërtheu direkt pëprara zyrave të OKB-së. Një dëshmitar okular tregon: "Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm. Doja të blija një gazetë dhe papritur dëgjova një zhurmë shumë të fortë, xhamat filluan të dridhen unë mendova menjëherë se është një bombë."

Bomba e dytë

Bomba e dytë shpërtheu pak çaste më vonë dhe hodhi në erë një autobuz me studentë në lagjen Ben Aknoun. Këtu ndodhet ndërtesa e gjykatës së lartë. "Papritur u krijua një mal i madh me tym të bardhë. Më vonë munda të shoh një autboz shkolle që ndodhej përmbys në cep të rrugës, së bashku me disa makina të tjera."

Të dyja sulmet i ngjajnë akisioneve të Al Kaidës. Grupi terrorist islamik Al Kaida në Magreb deklaroi se është përgjegjës për dy sulme vetëvrasëse që ndodhën në prill të këtij viti në Algjer. 33 njerëz humbën jetën nga ky atentat. Pothuajse çdo jabë ndodhin në Algjeri sulme kundër ndërtesave kombëatre dhe ndërkombëtare.

Sidomos lindja e vendit vuan nga këto sulme

Përpara 1 viti krahu afrikao-verior i Al Kaidës i shpalli luftën qeverisë algjeriane. Dhe terrori vazhdon jo vetëm në kryeqytetin e vendit.

  • Data 12.12.2007
  • Autor Jan Tussing
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CaWg
  • Data 12.12.2007
  • Autor Jan Tussing
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CaWg