1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

500 euro për kokë për ta shpëtuar ekonominë europiane?

Henrik Böhme24 Nëntor 2014

Ndërkohë që Banka Qendrore Europiane duhet të luftojë kundër deflacionit, profesor John Muellbauer propozon një masë radikale për t'i dhënë një shtysë ekonomisë në eurozonë.

https://p.dw.com/p/1Ds93
Fotografi: picture-alliance/dpa

DW: Cilat janë strategjitë aktuale ,që po përdor Banka Qendrore Europiane në përpjekjet e saj për të arritur një kufi inflacioni të 2% dhe pse nuk po funksionojnë ato?

John Muellbauer: Straegjia aktuale që po përdor BQE ka dy tipare kryesore. Njëra është zgjerimi i dhënies së kredive me norma të ulta interesi sistemit bankat me qëllim që bankat ta transmentojnë këtë tek bizneset e volga. Tipari tjetër është blerja e aseteve të kapitalit, me të cilin Banka Qendrore ka filluar, por nuk ka shkuar shumë larg. Këto metoda kanë funksionuar shumë mirë në SHBA, por janë më pak efektive në eurozonë. Me kredi më të ulta, rriten çmimet e shtëpive dhe çmime më të larta shtëpish bëjnë që njerëzit të tërheqin thjesht më shumë para nga banka. Më shumë marrje kredish sjell në SHBA pasoja pozitive në ekonomi. Ndërsa në Gjermani, Francë dhe Itali kur do të marrësh kredi duhet të kesh një kapital fillestar aty tek 20%. Kështu kur rriten çmimet e shtëpive, njerëuve u duhe të kursejnë më shumë për kapitalin fillestar. Kështu në vend që të rrisin konsumin dhe të ndihmojnë ekonominë, në këto vende kreditë bëjnë efektin e kundërt.

DW: Çfarë zgjidhjeje propozoni ju?

Propozimi është që Banka Qendrore Europiane t'i japë secilit person në moshë madhore dhe pjesëtar i sigurimeve sociale një çek prej 500 eurosh. Për shumë familje kjo do të thotë më shumë konsum. Sigurisht disa do ta shtojnë atë tek librat e kursimit, disa familja të tjera do ta përdorin për të paguar këste kredish, por nëse shohim studimet se për çfarë i përdorin njerëzit para të tilla në dorëm ato tregojnë se shumë familja në vitin e parë i shpenzojnë këto para, pra konsumojnë. Kjo do të ketë një impakt të madh në aktivitetin ekonomik.

John Muellbauer
John MuellbauerFotografi: Privat

Po qe se Banka Qendrore Europiane ndjek këtë propzimin tuaj, njerëzit do të shpenzojnë më shumë, dhe të ardhurat e arkave të shtetit nga tatimet do të rriten, gjë që mund të përdoret për të ulur deficitet. Ka ndonjë përvojë nga e kaluara që tregon se kjo skemë funksionon?

Lajmi i keq është se shembujt pozitivë, ku kjo medotë ka funksionuar lidhen me situatat ekonomike, kur kei pasur probleme me inflacionin. Kështu në shumë raste, nuk e ka pasur një efekt shërues. Por sigurisht kjo funksionon në eurozonë, ku ne po përballemi me problemin e kundërt, kemi kapur kulmin e deflacionit.

My suspicion is that in January, ëhen the annual inflation figures are announced, the eurozone could ëell be at zero inflation or slightly beloë zero inflation. In those circumstances, the question is, #link:18060433:hoë is the ECB going to meet its inflation target?#b#

Dyshimi im është se në Janar, kur të shpallen të dhënat aktuale për inflacionin, eurozona mund të ketë rënë në nivelin zero të inflacionit, ose nën zero. Në këto kushte shtrohet pyetja se çfarë do të ndërmarrë BQe për t'u përballur me këtë rënie. Nëse politikat e njohura nuk funksionojnë mirë, ata duhe të ndërmarrin patjetër diçka,dhe ideja e përmendur mund të jetë një mundësi për të stimuluar aktivitetin ekonomik dhe ndaluar deflacionin, para se punët të shkojnë me keq.

Është e rëndësishme t'u japësh njerëzve 500 euro në vendet e pasura, e jo në vendet ku luftohet e njerëzit nuk kanë shanse?

Një nga debatet më të mëdha, me të cilin përballet Bankëa Qendrore Europiane është se politika e saj ka efekte të ndryshme në vende të ndryshme. Për shembull nëse BQE blen eurobondet, pastaj Franca, e cila ka një treg të madh të bondeve, do të përfitojë në proporcion jo të drejtë nga blerja e tyre - krahasuar me vendet, të cilat kanë një treg të vogël bondesh dhe që nuk përfitojnë nga kjo- Kështu që gjithmonë ekziston shqetësimi se politikat e BQE nuk janë të drejta për të gjithë, dhe unë mendoj se gjëja më e thjeshtë që bëhet është të jepet një shumë e njëjtë për secilin qytetar në eurozonë. Politikisht ka më shumë kuptim një trajtim i barabartë.

Por ai i ka Banka Qendrore Europianë paratë për ta bërë këtë?

Sigurisht që ajo ka para! Presidenti i Bankës Qendrore Europiane ka bërë fjalë për një zgjerim të bilancit të BQE në një shumë prej një trilionë euro- Propozimi im do të kushtohë rreth 1/6 e atij buxheti. Pra është shumë pak krahasuar me ato shifra që bën fjalë Banka Qendrore, por shumë në efektin e madh që do të ketë.

Por a nuk është kjo zgjidhje afatshkurtër?

Absolutisht po. Në plan afatgjatë duhet të vazhdojnë reformat- Kjo është vetëm jë masë e përkohshme për të ndalur deflacionin dhe të ndihmojë eurozonën për të rënë në një krizë më të thellë të stilit japonez.

Profesor John Muellbauer është makroekonomist i "Oxford University's Nuffield College" dhe "Oxford Martin School".