1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

300911 Deutsche Entwicklungshilfe

3 Tetor 2011

Debati në Bundestag me rastin e 50 vjetorit të ndihmës gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim. Ministria për ndihmën e zhvillimit u themelua në kohën kur botën e preokuponte konflikti Lindje-Perëndim.

https://p.dw.com/p/12ktY
Motoja në 50 vjetorin e ndihmës gjermane për zhvillimin

Prej 50 vjetësh  në Gjermani ekziston një ministri e zhvillimit. Ajo u themelua në kohën e luftës së ftohtë. Pikërisht në vitin 196, kur pjesa komuniste e Gjermanisë (RDGJ) ngriti Murin e Berlinit. Dy superfuqitë, Shtetet e Bashkuara të Amrikës dhe Bashkimi Sovjetik përpiqeshin të forconin ndikimin e tyre në Azi dhe në Afrikë. Në këtë sfond para një gjysmë shekulli vepronte një politikë e zhvillimit. Që atëherë prioritetet kanë ndryshuar disa herë. Këto ndryshime ishin të premten e kaluar (30.09.) tema e një debati të zhvilluar në Bundestagun gjerman: 50 vjet ndihmë gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim.

GMF Logo BMZ deutsch
Logo Ministrisë për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin

Në tribunën e parlamentit gjerman janë ulur dy burra të moshuar: Erhard Eppler dhe Egon Bahr kanë drejtuar në vitet 1960 dhe 1970, Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Të dy socialdemokratët presin më kot që fjalën ta marrë ministri në detyrë Dirk Niebel. Liberali (FDP) dëgjon me vëmendje se çfarë kanë për të thënë së pari deputetët e të gjitha grupeve politike në 50 vjetorin e themelimit të ndihmës gjermane për zhvillim dhe gjithashtu për personin e tij.

Ndihmë për të ndihmuar vetëveten - Motoja e politikës gjermane të zhvillimit

 Niebel nuk e shfrytëzon mundësinë për të shpjeguar politikën e tij shumë të diskutueshme. Në vend të saj Harald Leibrecht, zëdhënës i politikës së zhvillimit të FDP-së, hap debatin që zgjat mbi një orë e gjysmë. Ai  rikujton se Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore ishte vetë një vend që merrte ndihma.  Ajo kishte arritur të zhvillohet shpejt ekonomikisht dhe të konsolidojë demokracinë e saj parlamentare vetëm me ndihmën e Planit Marshall të inicuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe tani kur Gjermania ndihmon vendet e pazhvilluara vlen motoja tradicionale gjermane - ndihmë për të ndihmuar vetëveten. Leibrecht: "Sepse në fund të fundit ne nuk mund të zhvillojmë një vend, këtë mund ta bëj një vend vetëm me forcën e tij. Por ne mund t' i sigurojmë mjetet e nevojshme. Në radhë të parë kuptohet, këto janë paratë,  por ne mund të ndihmojmë edhe me ekspertë dhe me transferimin e njohurive për ta mundësuar këtë zhvillim."

Entwicklungshilfe Afrika Schule Bildung NO FLASH
Shkollë në një lagje të varfër në Nairobi e mbështetur nga ndihma gjermane për zhvilliminFotografi: Photoshop

Si një nga kombet më të rëndësishme industriale  në botë Gjermania mban një përgjegjësi të veçantë për të mbështetur vendet më të dobëta në rrugën e tyre për të dalë nga varfëria, thekson liberali Leibrecht. Ky është një qëndrim, i cili gëzon përkrahjen e të gjithë parlamentit gjerman. Megjithatë, ish - ministrja e Zhvillimit, Heidemarie Wieczorek-Zeul, e cila e drejtoi këtë ministri nga viti 1998 deri në vitin 2009 i tërhoqi vëmendjen pasuesit të saj, Dirk Niebel për rrugën pjesërisht të gabuar, që po ndjek ai. Ajo e akuzon atë se po i shërben më shumë interesave ekonomike gjermane sesa njerëzve në nevojë, veçanërisht në Afrikë:  "Ne nuk duhet që ta lëmë rrjedhën e botës në duar të ekonomisë së shfrenuar dhe të dhunës së tregjeve financiare. Dhe po citoj: "Detyrë e jona është çlirimi i njerëzimit nga varësia, shtypja, uria dhe nevoja."

Entwicklungshilfeminister Dirk Niebel im Sudan Afrika
Ministri gjerman i Zhvillmit Dirk Niebel në SudanFotografi: AP

Sfidat e  shekullit të 21-të ndikojnë edhe në llojin e ndihmës

Ky është një citat i marrë nga Willy Brand, kancelari i dikurshëm socialdemokrat dhe nobelisti i paqes në vitin 1971. Brand ka qenë një nga figurat qendrore në politikën çtensionuese mes Lindjes dhe Perëndimit.

Sipas pikëpamjes së politikanit me përvojë në fushën e zhvillimit nga Bashkimi Kristaindemokrat/Kristianscoail (CSU) në pushtet, bota dhe Gjermania po përballen në shekullin e 21-të me sfida krejtësisht të reja, të cilat ndikojnë edhe në llojin e ndihmës. Këtu bëjnë pjesë hovi në luftën anti-terroriste dhe angazhimi gjerman në luftën e Afganistanit: Christian Ruck: "Dhe kjo është arsyeja pse bashkëpunimi për zhvillim ndërkohë nuk është më vetëm një çështje humanitare, por edhe një ndikim i nevojshëm politik për shmangien e rreziqeve dhe shfrytëzimin e shanseve për vendin tonë."

Autor: Marcel Füerstenau / Esat Ahmeti

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora