1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

5 vite president i Afganistanit - Bilanc i punës së Hamid Karsait

Sipas kushtetutës afgane sot (21.5.) përfundon periudha 5 vjecare e postit të presidentit të Afganistanit, Hamid Karsai. Por për shkak të disa problemeve logjisitike dhe për çështje të tjera politike, zgjedhjet u shtynë.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karsai

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karsai

Hamid Karsai mund të jetë krenar për faktin se është presidenti i parë në historinë afgane, që është zgjedhur në mënyrë demokratike. Në fakt Karsai fitoi në 20 tetor 2004 mbi 55 përqind të votave dhe gëzonte mbështetjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare e sidomos të SHBA-s. Madje edhe shtetet fqinje të Afganistanit i lanë mënjanë zënkat dhe rivalitetin mes tyre, dhe i besuan aftësive qeverisëse të politologut Karsai.

Ky konstelacion i favorshëm i ofroi Karsait një pozicion shumë të mirë për ta përballur sfidën historike për rindërtimin e vendit të shkatërruar. Por tetë vite më vonë vendi i afganëve vazhdon të jetë i pasigurtë dhe i pazhvilluar. Pas fillimit euforik të rindërtimit, zhvillimi ekonomik ka mbetur tashmë në vend. Ndryshimi mes të varfërve dhe të pasurve është i madh. Karsai ka kohë që kritikohet si nga ekspertët vendas, ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë për stilin e tij të keq qeverisës, për korrupsion dhe forcimin e mafias së drogës.

Por problemi më i madh që ka presidenti afgan është gjendja e dëshpëruar e sigurisë në vend. Afganistani mbetet një rrezik i madh sidomos për bashkësinë ndërkombëtare, e cila është angazhuar në mënyrë masive në Hindukush.

Popullariteti i presidentit në vendin e tij ka rënë dukshëm. Ish "i preferuari" i Perëndimit e ka humbur ndërkohë besimin e bashkësisë ndërkombëtare. Po të ishte një demokrat i vërtetë, ai duhet ta dinte tashmë se ka ardhur kohë për të dhënë dorëheqjen. Por Karsai preferon të orientohet tek tradita e autokracisë aziatike, pra të mos largohet nga skena politike deri në fundin e hidhur. Por falë kushtetutës demokratike afgane, ai duhet të rikandidojë për postin e presidentit së bashku me 43 kandidatë të tjerë.

Autor: Said Musa Samimy

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 21.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HucC
  • Data 21.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HucC