1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

480 miliardë euro - Detaje mbi planin gjerman të shpëtimit nga kriza financiare

Me fondin 480 miliardë eurosh qeveria po përpiqet të pengojë kolapsin e sistemit të financave në Gjermani. Kabineti qeveritar e miratoi këtë paketë dhe pritet që ajo të votohet brenda javës në Bundestag.

default

Konferencë shtypi e kancelares Angela Merkel në Berlin pas mbledhjes së qeverisë më 13.10.2008

Qeveria do të ndihmojë rimëkëmbjen e bankave dhe të sektorit të goditur të financave me paratë e taksave. Në një mbledhje të jashtëzakonshme kabineti qeveritar vendosi të japë garanci shtetërore dhe mbështeje direkte financiare në vlerën e  480  miliardë eurove. Paketa e shpëtimit është pjesë e aksioneve ndërkombëtare të aprovuara kundër krizës botërore financiare.  Kjo është ndërhyrja më e madhe financiare e një qeverie gjermane qysh nga Lufta e Dytë Botërore.  Kancelarja Angela Merkel i cilësoi këto si masa vendimtare:  "Këto masa kanë për qëllim të ndihmojnë në krijimin e një besimi të ri: Besim mes bankave, ekonomisë dhe qytetarëve. Besimi ka po aq vlerë sa edhe monedha, me të cilën paguhet."


Ligji për aksionin e shpëtimit përmes një procedure të shpejtë do të kalojë në parlament dhe në Këshillin Federal.  Rreziku direkt për buxhetin e shtetit, sipas të dhënave të kancelares Merkel është rreth 100 miliardë euro.


Në 400 miliardë eurot e fondit të garancive, me të cilat do të inkurajohen bankat, për t´i dhënë sërish kredi njëra-tjetrës, qeveria llogarit një humbje me 5%. Kjo mund të jetë një barrë faktike prej 20 miliardë eurosh për taksapaguesit. Kësaj i shtohen edhe 80 miliardë euro, që janë në dispozicion si ndihma kredishë për institutet e rrezikuar afinanciare. Si kompensim qeveria do të influencojë ndaj menaxhimit të sipërmarrjeve. Kësisoj qeveria mund të influencojë vendimet strategjike, mund të përcaktojë kufijtë maksimalë për pagat e menaxherëve ose të ndalojë  shpërndarjen e dividentëve. Ndryshe nga SHBA dhe Britania e Madhe, qeveria gjermane nuk planifikon shtetëzimin afatgjatë të bankave, por vetëm marrjen përkohësisht të një pjese të aksioneve. Ndihmat miliardëshe janë komponenti i parë për një kushtetutë të re të tregjeve financiare, tha kancelarja Merkel. Komponenti i dytë është vendosja e rregullave të reja ndërkombëtare në tregjet financiare: "Ky komponent i dytë, rregullat e reja ndërkombëtare, e plotëson kushtetutën e re të tregut financiar bashkë me masat kombëtare."


Deri në fund të nëntorit do të zhvillohen konsultime të zgjeruara në samite të ndryshme ndërkombëtare për vendosjen e këtyre rregullave të rëeja.  Një nga këto takime është edhe samiti i vendeve të grupit G-8 me vendet më të rëndësishme në fazën e industrializimit. Synohet që të forochet FMN-ja në mbikqyrjen e institucioneve financiare. Të nevojshme janë edhe përmirësimet e punës së agjencive të vlerësimit të bonitetit, më shumë transparencë për produktet me risk si dhe më shumë kapital vetiak i bankave.


Plani kombëtar i qeverisë për krizën i kufizuar deri në fund të vitit 2009 pranohet si i domosdoshëm në Gjermani nga partitë dhe nga shoqatat, madje edhe kryetari i partisë së majtë në opozitë, Oskar Lafontaine e miraton atë: "Në vështrim të parë ky plan është i pashamngshëm në sfondin e asaj që po ndodh. Por me këtë situata nuk është zgjidhur."


E majta ashtu si dhe sindikatat kërkojnë si kompensim ndaj mëbshtetjes me miliarda euro për bankat një program koniukture për të forcuar aftësinë blerëse të popullsisë. Kancelarja Merkel e refuzon këtë. Në bursa në Gjermani vlerat financiare u rritën fuqishëm qysh përpara komunikimit zyrtarisht të aksionittë shpëtimit.

  • Data 13.10.2008
  • Autor Bernd Gräßler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FYgW
  • Data 13.10.2008
  • Autor Bernd Gräßler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FYgW