1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

35.000 turq në paraburgim pas përpjekjes për grusht shteti

Si reagim ndaj grushtit të dështuar të shtetit, autoritetet turke kanë arrestuar tani më shumë se 35.000 vetë.

Qeveria turke ka hetuar sipas njoftimeve të saj rreth 82.000 vetë në lidhje me përpjekjen për grushtin e shtetit në korrik të këtij viti. Më shumë se 35.000 persona janë arrestuar, tha ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag, gjatë një ceremonie të partisë AKP në pushtet, njoftoi stacioni televiziv NTV. Rreth 4.000 të dyshuar janë ende në kërkim e sipër. Në fund të shtatorit qeveria njoftoi se është duke zhvilluar hetime ndaj 70.000 vetëve. 26.000 prej tyre janë ende "nën kontrollin e organeve të drejtësisë", u tha në atë kohë.

Spastrime të gjëra në aparatin shtetëror

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili e konsideron predikuesin Fethullah Gylen që jeton në SHBA si organizator të tentativës për grusht shteti, shpalli pas dështimit të grushtit të shtetit më 15 korrik "spastrime" të gjëra në aparatin shtetëror.

Türkei Erdogan bringt Ausweitung des Ausnahmezustands auf ein Jahr ins Spiel (AFP/Getty Images)

Erdogani shpall zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Gjendja e jashtëzakonshme është zgjatur tanshmë deri në mes të janarit. Si rezultat i kësaj, Presidenti Erdogan mund të qeverisë me dekret gjendjeje të jashtëzakonshme. Ndër të tjera deri tani janë pushuar nga puna me dekret më shumë se 50,000 punonjës civilë. Gjithashtu me dekret Erdogani zgjati periudhën e paraburgimit nga katër në 30 ditë. Po ashtu kontakti me avokatin mund të refuzohet nga organet deri në pesë ditë.

Kritika nga Amnesty International

Organizatat e të drejtave të njeriut dhe pjesë të opozitës kritikojnë që udhëheqja turke është abuzuar me gjendjen e jashtëzakonshme për t'ju kundërvënë kundërshtarëve të qeverisë. Amnesty International shprehu pas zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, ditën e mërkurë frikën, se "do të ketë edhe më shumë shkelje se sa gjatë fazës së parë të gjendjes së jashtëzakonshme".