1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

33 milionë të infektuar - Fillon punimet konferenca botërore mbi sidën

Në kryeqytetin e Meksikës, Meksiko, filloi punimet konferenca e 17-të botërore mbi sidën. Edhe 27 vjet pas shfaqjes së rastit të parë të kësaj sëmundjeje vazhdon lufta kundër mikrobit armik.

Dy gra duke përgatitur një parullë për Global Village gjatë konferencës botërore për sidën

Dy gra duke përgatitur një parullë për Global Village gjatë konferencës botërore për sidën

Kjo nuk do të jetë konferencë e njoftimeve katastrofike edhe pse katastrofa njerëzore në fakt vazhdon. Edhe pse në mbarë botën ka rreth 33 milionë të infektuar, një vaksinë për parandalimin e sëmundjes nuk është zbuluar ende. Dhe vërtet që mundësitë e trajtimit mjekësor janë përmirësuar dukshëm, por në radhë të parë për ata të cilët i kanë kushtet të paguajnë shërbimet e tilla.

Të domosdoshme financime afatgjata dhe të vazhdueshme

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon tha se shumica e vendeve janë larg synimit që deri në vitin 2010 të gjithë njerëzitë të gëzojnë trajtimin e duhur mjekësor. "Përgjigja ndaj virusit HIV dhe ndaj SIDES kërkon financim afatgjatë dhe të vazhdueshëm. Fakti që trajtohen gjithnjë e më shumë njerëz të cilët jetojnë më gjatë ndikon në ngritjen e shpenzimeve dhe ngarkon buxhetin".

Pacientët me sidë pre të stigmatizimit dhe të diskriminimit

Si edhe të tjerët edhe Ban Ki Moon u prek shumë nga fjala e 13 vjeçares Keren Dunaway-Gonzales nga Hondurasi, e cila bart virusin HIV që prej lindjes. "Ne fëmijët me HIV jemi këtu dhe do të plakemi me shumë qëllime dhe ëndërra. Ne duam të bëhemi artistë, mjekë apo mësuesë. Unë dua të bëhem këngëtare. Ne duam të martohemi dhe të kemi fëmijë. Por këtë mund ta arrijmë vetëm nëse kemi përkujdesjen e duhur dhe medikamentet e nevojshme. Nëse na pranojnë në shkollë dhe na mundësojnë që të rritemi pa dhunë, stigmatizim dhe diskriminim."

Ushqimi i pamjaftueshëm favorizon sëmundjen

Varfëria dhe migracioni i punës kanë ndikim të madh në përhapjen e virusit HIV, pikërisht në Amerikën Latine, thotë Robin Landis nga Programi Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara. "Në rastet kur ushqimi është i dobët sëmundja përparon më shpejt.

Jetimore në Blantyre, Malavi

Jetimore në Blantyre, Malavi

Për shkak të ngritjes së çmimeve shumë njerëz ndërprejnë terapitë pasi që janë të deyruarë të vendosin: të luftojnë infektimin apo të blejnë ushqimet. Disa prej tyre bile nganjëherë shesin medikamentet për të blerë ushqim për vete dhe familjet e tyre. Po ashtu ata që ushqehen si duhet janë më të rrezikuar nga infektimi si për shembull në përpjekjet e tyre për të mbijetuar, ku seksi shkëmbehet me ushqim".

Në shumë vende bisedat për seksualitetin janë tabu

Në Meksikë, ku po zhvillon punimet konferenca janë shumë të vështira edhe ndërrmarrja e masave parandaluese. Kisha katolike ndalon përdorimin e perzervativëve, një problem ky për shumë besimtarë. Ndër fshatarët indiane virusi përhapet shumë shpejt. Informacionet e duhura nuk arrijnë tek popullata për shkak të shkallës së lartë të analfabetizmit. Përveç kësaj një rol të madh në përhapjen e sëmundjes kanë edhe emigrantët të cilët përkohësisht shkojnë për punë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kondome

Prezervativë

"Nga ky proces migracioni ata kthehen me sëmundjen ngjitëse në fshatrat e tyre. Dhe për shkak se janë çifte, gratë nuk mund të thonë thjeshtë 'unë dua të përdor prezervativ'. Për burrat kjo do të ishte një shenjë mosbesimi. Të flasësh për seksualitetin është tabu, traditat ua ndalojnë që të informohen për të."

  • Data 04.08.2008
  • Autor Michael Castritius / Mexiko
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Eq6k
  • Data 04.08.2008
  • Autor Michael Castritius / Mexiko
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Eq6k