1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

300 tё plagosur gjatё dyndjes sё refugjatёve nё kufirin e Maqedonisё

Bllokimi i vazhdueshёm i itinerarit ballkanik po shkaktkon gjithnjё e mё shumё viktima. Me pёrorimin masiv tё gazit lotsjellёs dhe shkopinjve tё gomёs Maqedonia u mbrojt prej dyndjes sё refugjatёve.

Njё bilanc tronditёs nё kufirin e Maqedonisё: rreth 300 refugjatё u plagosёn teksa donin tё kapёrcenin gardhin e kufirit. Qindra vetё nga kampi i refugjatёve nё Idomeni tё Greqisё u pёrpoqёn tё imponohen pёr kalimin e tyre drejt Europёs Qendrore. Pёrmes njё flete volante atyre u ishte bёrё thirrje tё veprojnё kёshtu. Policia maqedonase pёrdori gazin lotsjellёs, granata me tym dhe shkopinj gome ndaj masёs se njerёzve pёr t'i penguar ata qё tё dyndeshin nё territorin e vendit. Sipas tё dhёnave tё autoriteteve maqedonase, disa vetё ia dolёn qё tё kapёrcejnё gardhin kufitar. Por megjithatё ata tё gjithё i kthyen nё Greqi.

"Asfiksi, lotё nё sy - shumё njerёz u kthyen tё plagosur nё kamp", vё nё dukje kryeredaktorja e gazetёs "Deister- und Weserzeitung", Julia Niemeyer, e cila ndodhej si dёshmitare okulare nё vendin e ngjarjes. Policia maqedonase vazhdimisht hodhi gaz lotsjellёs pёrtej kufirit. Por era bёri qё retё e gazit tё mbёrrinin direkt deri nё kampin e refugjatёve nё Idomeni, tha Niemeyer. Edhe fёmijёt janё prekur si pasojё. Policia greke nuk ka ndёrhyrё.

Shumё tё plagosur prej shkopinjve tё gomёs

Gazi lotsjellёs u ka shkaktuar probleme me frymёmarrjen shumё refugjatёve. Sipas tё dhёnave tё organizatёs sё ndihmёs "Mjekё pa kufij" rreth 200 vetё kanё pasur probleme me frymёmarrjen pas hedhjes sё gazit lotsjellёs. Rreth 40 tё tjerё janё plagosur prej shkopinjve tё gomёs dhe ata u desh tё trajtohen. Njё mjek njofton pёr tre fёmijё, tё cilёt i ka mjekuar pasi ishin plagosur nga shkopinjtё e gomёs.

Autoritetet maqedonase nga ana e tyre akuzojnё, se njerёzit qё u dyndёn drejt kufirit kanё qёlluar me gurё dhe copa hekurishteje ndaj nёpunёsve. Tre policё janё plagosur gjatё konfrontimeve. Qeveria nё Shkup i hodhi poshtё kritikat lidhur me qendrimin e ashpёr tё forcave tё rendit.

Nё afёrsi tё fshatit tё vogёl kufitar prej javёsh ndodhen rreth 11.000 migrantё. Autoritetet greke deri tani nuk kanё mundur t'i bindin ata pёr t'i transferuar nё qendrat afёrta tё regjistrimit. Refugjatёt shpresojnё, se itinerari ballkanik drejt Europёs Qendrore do tё hapet sёrish.

Shtabi grek i krizёs pёr refugjatёt u bёri thirrje njerёzve nё Idomeni, qё tё mos u besojnё njerёzve nё kamp, tё cilёt pёrhapin fjalё se mund tё hapen kufijtё. Policia greke po kёrkon ndёrkohё aktivistёt e huaj qё kanё shpёrndarё fletё volanten. Sipas njoftimeve tё mediave greke bёhet fjalё pёr shtetas gjermanё dhe britanikё, qё nuk i pёrkasin asnjё organizate zyrtare tё ndihmёs qё ndodhen aktualisht nё kёtё vend.

Edhe nё mes tё marsit aktivistё pёrmes njё flet evolanteje u kishin bёrё thirrje refgujateve qё tё kalonin pёrmes lumit kufitar drejt Maqedonisё. Gjatё pёrpjekjes pёr tё kaluar lumin e rrembyer u mbytёn tre vetё.