1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

30 vjetori i agresionit sovjetik në Afganistan

Ky invazion shënon fillimin e tragjedisë historike në Afganistan. Edhe pas tri dekadash fundi i kësaj tragjedie është akoma i paparashikueshëm.

Autokolonë sovjetike rrugëve të Kabulit

Autokolonë sovjetike rrugëve të Kabulit

Natën e parë të Krishtlindjeve 1979 Shefi i Kremlinit, Leonid Brezhnjev, urdhëroi që dy ditë më vonë, më 27 dhjetor, trupat sovjetike të marshonin në vendin fqinj Afganistan me operacionin e koduar "333". Ata urdhëruan ekzekutimin e kryetarit të shtetit dhe të partisë Hafizullah Amin, kryetarit të fraksionit Khalq të „Partisë popullore demokratike të Afganistanit“, dhe vunë në vendin e tij Babrak Karmalin, kryetarin e fraksionit Param. Babrak kishte qëndruar deri në atë moment në Moskë.

Shkaqet e ndërhyrjes ushtarake sovjetike në Afganistan

Shkaqet për ndërhyrjen ushtarake të sovjetikëve në Afganistan ishin të shumëllojshme. Nga njëra anë ishte pozicioni i rëndësishëm strategjik i Afganistanit për krahun jugor aziatik të perandorisë sovjetike. Përveç kësaj Kremlimin e shqetësonin tendencat e islamizimit të rajonit dhe zhvillimi i brendshëm kaotik i Afganistanit.

Shkak konkret i vetë invazionit ishte megjithatë në radhë të parë zhvillimi politik në Hindukush që prej marrjes së pushtetit nga "Partia Popullore Demokratike e Afganistanit" (DVPA) në prill 1978. Lufta e franksioneve brenda partisë me orientim nga Moska nga njëra anë dhe shtimi i rezistencës kundër komunistëve afganë nga ana tjetër, e bënë edhe më të qartë, se DVPA nuk mund ta mbante më pushtetin pa ndihmën ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Lufta e afganëve përfaqësuese e luftës ndërmjet blloqeve

Trupat sovjetike donin të vendosnin përsëri rendin dhe qetësinë në vendin e prekur nga lufta civile. Por e kundërta do të ndodhte. Strategjia e tyre e "tokës së djegur" provokoi me të vertetë kryengritjen e afganëve kundër forcave pushtuese sovjetike.

Megjithëse rezistenca kundër trupave pushtuese sovjetike u krijua pa ndonjë impuls të madh nga jashtë, lufta e afganëve në një farë mënyre ishte përfaqësuese e luftës ndërmjet blloqeve. Perëndimi, bota islame dhe pjesë të shteteve jashtë blloqeve i dhanë ndihmë të madhe financiare rezistencës afgane, mbështetje diplomatike dhe politike, dhe së fundi edhe ushtarake.

Strategjia e "tokës së djegur" provokoi kryengritjen e afganëve kundër forcave pushtuese sovjetike

„Operacioni 333“, i planifikuar për një kohë të shkurtër, u kthye në një angazhim të vazhdueshëm dhe të shrenjtë për BS. Vetëm Mihail Gorbaçovi, Sekretar i Përgjithshëm i PK të Bashkimit Sovjetik i dha fund tmerrit sovjetik në Afganistan me politikën e tij të "glasnostit dhe perestroikës“. Në vitin 1989 trupat ruse u tërhoqën pa nder nga Hindukushi. Kështu invazioni rezultoi si dështim ideologjik dhe gabim strategjik.

Abu Talha

Por paqja e shumëpritur në Afganistan nuk u kthye as pas tërheqjes së trupave sovjetike. Me marrjen e pushtetit nga forcat islamike të quajtur muxhahedinë në vitin 1992 Afganistani u fut gjithnjë e më thellë në krizë. Me mbështetjen logjistike nga Pakistani si dhe me mbështetjen financiare nga shtetet arabe të Gjirit Persik u formua „Lëvizja islamilke e Talibanëve“. Megjithë politikën e spastrimit „etnik dhe fetar“ si dhe „të aparteidit gjinor“ të milicëve talibanë regjimi despotik tolerohej edhe nga Perëndimi, megjithëse ai nuk njihej zyrtarisht.

Afganistani hyn gjithnjë e më thellë në krizë dhe bëhet vatër e terrorit

Afganistani po bëhej gjithnjë e më shumë vatra e lindjes së terrorit islamist, në radhë të parë e rrjetit terrorist të El Kaidës. Vetëm pas sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington me 11 shtator 2001, dhe sidomos pasi milicët refuzuan dorëzimin e Osama Bin Ladenit, shefit të rrjetit terrorist, fati politik i milicëve u vulos. Talibanët u kthyen nga "pushtet i rendit" brenda vendit në një bandë terroriste.

Por edhe perëndimi dhe sidomos SHBA-ja nuk kanë arritur ta paqësojnë vendin edhe pas tetë vjetësh angazhimi aktiv ushtarak. Përvojat e bëra prej shekujsh me ndërhyrjet ushtarake në Hindukush flasin një gjuhë të qartë. Afganistani nuk mund të paqëtohet vetëm, sidomos jo atëherë, kur angazhimi ushtarak bëhet i pakoordinuar dhe me gjysëm zemre dhe sidomos, kur nuk parashikohet fundi. Për paqen në shtetin shumëpopujsh të Afganistanit nevojitet në radhë të parë një nation building i koordinuar, kompleks dhe i vendosur.

Autor: Said Musa Samimy
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 25.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LDbU
  • Data 25.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LDbU