1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

2500 refugjatë irakianë në Gjermani

Përmes një programi shpërnguljeje të OKB-së, rreth 2.500 irakianëve do t'u krijohet një perspektivë e re jete në Gjermani. Kjo shifër mund të shtohet nëse projekti ka sukses.

default

Irakianët janë grupi më i madh i azilkërkuesve në Gjermani, me afro 7.000 vitin e kaluar. Më shumë se 70.000 vetë nga Iraku jetojnë tashmë në këtë vend. Shumica e tyre kanë arritur të vijnë vetë në Evropë, fillimisht për shkak diktaturës së Sadam Huseinit, pastaj të ikur të lufta, lufta civile dhe kaosi.

Në mars në Gjermani priten për herë të parë irakianë, që bëjnë pjesë në një program shpërnguljeje të zyrës për refugjatë, UNHCR. Gjithsej 2.500 irakianë i merr Gjermania. Ata përfitojnë leje qëndrimi dhe pune fillimisht për tre vjet. Por qëllimi është një perspektivë e sigurtë, tha ministri i integrimit i landit Nordrhein-Westfalen, Armin Laschet. Ai së bashku me politikanin e CDU-së Wolfgang Bosbach ka qenë për katër ditë në Siri dhe Jordani, ku punonjësit e UNHCR-së dhe të zyrës gjermane për emigracionin bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve për shpërngulje.

Në Gjermani duhet të vijnë në radhë të parë të krishterë të përndjekur, persona të traumatizuar, viktima të torturave dhe gra të vetme me fëmijë. Të krishterët kanë vuajtur së tepërmi nga gjendja në Irak, thanë Laschet-i dhe Bosbach-u pas kthimit nga ky rajon. Ndryshe nga shiitët dhe sunitët për ta nuk ka zona të sigurta.

Irakianë të Krishterë të përndjekur nga Mosuli

Irakianë të Krishterë të përndjekur nga Mosuli

"Në shtator 2008 ka patur ende një masakër ndaj të krishterëve në Mossul, gjë që shkaktoi edhe një valë tjetër refugjatësh, kështu që të krishterët janë grupi më i madh ndër refugjatët."

Të krishterët kaldaikë nga Iraku, të afërt me katolicizmin, do të vendosen në Gjermani në ato vende, ku tashmë ka bashkësi të kësaj kishe orientale. Ministri i brendshëm gjerman, Wolfgang Schäuble fillimisht ka dashur të marrë vetëm të krishterë në Gjermani. Ndërkohë nga ministria e tij merret vesh se përkatësia fetare nuk është kriter përjashtimi.

Organizatat si Amnesty International dhe Pro Asyl kritikojnë kapacitetin e kufizuar të programit. Edhe nga kishat thuhet se kjo është shumë pak. Ministri i emigracionit në Nordrhein-Westfalen Laschet pranoi, që numri është shumë i vogël. Nëse dëshmohet se integrimi kryhet me sukses, Gjermania do të bëjë më shumë.

Për programin, që e ka zanafillën tek një inisiativë e ministrit të brendshëm gjerman Wolfgang Schäuble, ka patur diskutime të gjata politike. Qeveria irakiane donte të pengonte largimin e pandërprerë të specialistëve dhe intelektualëve, por nuk mund të garantojë sigurinë e tyre. Por të përndjekurve, të cilët janë në rrezik jete, nuk mund t´u thuash se ata duhet të rrezikojnë, theksuan politikanët gjermanë.

  • Data 06.02.2009
  • Autor Bernd Gräßler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GoR2
  • Data 06.02.2009
  • Autor Bernd Gräßler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GoR2