1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

250 refugjatё mbyten nё Mesdhe

Para brigjeve tё Libisё ndihmёsit vrojtuan dy gomone tё pёrmbysura. Nё afёrsi tё gomoneve ata nxorrёn pesё kufoma nga uji. Por me sa duket gjatё arratisё drejt Europёs kanё humbur jetёn në det mё shumё vetё.

Gomonet u zbuluan 15 milje para brigjeve, vuri nё dukje njё zёdhёnёse e organozatёs spanjolle tё ndihmёs Pro-Activa Open Arms. Organizata llogarit, se gjithsej nёrpar barka mund tё kenё qenё rreth 250 vetё nga Afrika, tё cilёt janё mbytur. "Ne nuk besojmё, qё  mund tё ketё shpjegim tjetёr, veҁse qё kёto gomone kanё qenё plot e pёr plot me njerёz ", tha Laura Lanuza. Zakonisht me kёto lloj barkash transportohen rreth 120 deri nё 140 migrantё. 

Tё rinj nga Afrika

Tё mbyturit janё sipas tё dhёnave tё para afrikanё nё moshёn 16 kishin vdekur. Vazhdimisht nё Mesdhe barka jo solide pёr tё pёrballuar njё lundrim tё tillё pёrmbysen gjatё transportit tё refugjatёve. Qysh nga e diela e kaluar ndihmёsit kanё shpёtuar mbi 5000 vetё, qё kanё nisur rrugёn e rrezikshme detare nga Afrika

 pёr nё Europё. Qё nga fillimi i vitit nё kёtё mёnyrё kanё zbarkuar mё shumё se 21.000 vetё nё Itali.

Organizata spanjolle e ndihmёs dyshon, se ndёrkohё pavarёsisht kushteve tё pavaroshme atmosferike, shumё refugjatё tentojnё tё lundrojnё drejt Europёs pёr t‘u shpёtuar prej kushteve jashtёzakonisht tё kёqia tё jetesёs nё Libi. Gjithashtu ndёr migrantёt ёshtё pёrhapur frika, se mund tё mbyllet rruga e arratisё pёrmes Mesdheut.

se/rk (afp, bbc)