1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

21 vjet burg për vrasësin Anders Behring Breivik

Në procesin gjyqësor për sulmet terroriste në Oslo dhe Utöya, së fundi bëhej fjalë vetëm për aftësinë penale të atentatorit. Ekstremisti i djathtë Breivik kurrë nuk ka mohuar vrasjen një vit më parë të 77 personave.

Vrasësi norvegjez Anders Behring Breivik duhet të shkojë në burg. Gjykatësit në Oslo i shqiptuan atij dënimin maksimal prej 21 vjet heqje lirie. Megjithatë gjykata në Oslo kumtoi se edhe pas vuajtjes së këtij dënimi, ai do të mbahet nën masa të sigurisë. Kështu, vrasësi konsiderohet normal dhe duhet të marrë përgjegjësinë për vrasjen e tij masive me 77 viktima verën e kaluar.

Shpallja e vendimit të gjykatës u bë nën masa të rrepta sigurie. Breivik ishte akuzuar për terrorizëm dhe vrasje me paramendim. Breivik nuk e kishte mohuar asnjëherë se në 22 Korrik 2011 kishte tetë njerëz duke shpërthyer një bombë në lagjen qeveritare në Oslo. Pastaj ai kishte shkuar në ishullin Utöya ku ai kishte qëlluar dhe vrarë me gjakftohtësi 69 të rinj pjesëmarrës në një kamp rinor socialdemokrat.

Kujtim i përvjetorit të masakrës në Oslo dhe Utöya

Kujtim i përvjetorit të masakrës në Oslo dhe Utöya

Urrejtje ndaj Islamit dhe socialdemokratëve

Në gjykatë, ai u ballafaqua me skenat e masakrës dhe deklaroi se ai do të kryente krimin përsëri. Në sytë e tij, të rinjtë ishin tradhtarë që luftonin për një shoqëri multikulturore dhe integrimin e muslimanëve.

Si motiv radikalisti i djathtë përmendi urrejtjen ndaj Islamit dhe socialdemokratëve që qeverisin në Norvegji. Sipas tij ai ka punuar nëntë vjet për përgatitjet e këtyre sulmeve. Para së të kryente masakrën ai publikoi në internet një manifest prej 1500 faqesh i cili ndër të tjera drejtohej kundër "marksizmit kulturor" dhe imigrimit të myslimanëve.

  • Data 24.08.2012
  • Autor Esat Ahmeti (dpa)
  • Fjalët kyç Breivik; denimi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15vwa
  • Data 24.08.2012
  • Autor Esat Ahmeti (dpa)
  • Fjalët kyç Breivik; denimi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15vwa