1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

21 ushtarë të KFOR-it lëndohen në veri të Kosovës

Të paktën 21 ushtarë të forcave paqeruajtëse pësuan lendime gjatë natës së mbrëmshme në një përpjekje për largimin e një barrikade në rrugë në pjesën veriore të Kosovës.

default

Zyra për informim e KFOR-it njofton se lëndimi i ushtarë të KFOR-it ka ndodhur në fshatin Rudare, ku forcat forcat paqeruajtëse janë detyruar të përdorin edhe gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit serbë që tentonin ta mbronin barrikadën dhe hidhnin gurë mbi ushtarët paqeruajts.

“Mbrëmë pak pas orës 23:00, KFOR-i me sukses e ka marrë nën kontrollë bllokadën rrugore në jug të fshatit Rudare, pa ndonjë incident në një atmosferë të qetë. Por në mesnatë shumë protestues janë mbledhur të pajisur me 3 kamionë të cilët janë nisur në drejtim të trupave të KFOR-it. Demonstruesit kanë përdorur force përfshirë edhe gjuajtje të gurëve dhe zbrapsje të trupave të KFOR-it duke i sulmuar ata me kamion të mbushur me zhavor”.

KFOR-i ndaloi operacion për shkak të pasojave nga të dyja anët

Qyteti në veri të Kosovës, Mitrovica

Qyteti në veri të Kosovës, Mitrovica

Trupat e KFOR-it janë detyruar të shtijnë me armë zjarri në ajër në shenjë paralajmërimi. Për më tepër KFOR-i gjithashtu ka përdorur gaz lotsjellës dhe shufra gome për vetmbrojtje kundër protestuesve që përcjellnin kamionin. Në mënyrë që të parandalohet mundësia për eskalim të mëtutjeshëm të konfrontimit dhe për të mos rrezikuar shkaktimin e pasojave serioze në të dyja anët, KFOR-i ka marrë vendimin për ta ndalë operacionin. KFOR-i konfirmon se 21 ushtarë kanë pësuar lëndime, thuhet në njoftim e KFOR-it.

Sipas tyre, një ushtar i KFOR-it është lënduar nga një kamion, 5 ushtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime të vogla dhe të tjerët kanë marrë lëndime sipërfaqësore. Ndërkohë, policia e Kosovës, njofton se gjatë natës ka pasur një shperthim nga një lëndë eksplozive në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, përkatësisht afër tre ndërtesave të njohura sit “tre rrokaqiejt”, që banohen kryesisht me shqiptar.

Zëdhënësi i policisë në MItrovicë Besim Hoti, i tha DW, se nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, pos dëmeve materiale.

“Janë dëmtuar tri automjete civile. Dy automjete janë pronë e qytetarëve shqiptar ndërsa, një tjetër e një banori serb të veriut të Mitrovicës”, tha Hoti.

Gjendja në veri të Kosovës, sipas zëdhënësit të policisë, për momentin paraqitet e qetë, megjithatë tensionet vazhdojnë të jetë të larta.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Mimoza Kelmendi