1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

2014 - Mbarë bota përshëndet fillimin e Vitit të Ri

2014 - Plot shpresa për një vit të mbarë njerëzit në mbarë botën e festojnë ndërrimin e viteve me fishekzjarrë e spektakle.

Nё mbarё botёn njerёzit e pёrshёndetёn ardhjen e Vitit tё Ri 2014 me spektakle fishekzjarrёsh. Viti 2014 u përshëndet fillimisht nga banorët e shtetit ishull, Samoa dhe në ishujt Linie të Kiribatit. Në orën 01:00, sipas orës së Evropës Qendrore. Samoa dy vjet më parë hyri në histori, sepse kanë qenë pikërisht banorët e këtij ishulli, që deri atëherë e festonin të fundit ardhjen e Vitit të Ri: Por ata më 29 dhjetor 2011 në mënyrë virtuale kaluan në kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar orën 24 orë përpara.

Dubai shkёlqen me spektaklin mё tё madh

Njё spektakёl madhёshtor organizoi Dubai. Emirati i Gjirit Persik i njohur pёr pasionin e tij pёr pompozitet ishte sivjet skena e njё spektakli madhёshtor prej 30 minutash. Organizatorёt i kishin vёnё vetes qёllim qё tё lёshonin fishekzjarrёt mё tё mёdha nё botё. Brenda gjashtё minutash duhej tё hidheshin 500.000 fishekzjarr nga 400 sheshe tё ndryshme. Tё pranishёm ishin edhe vёzhguesit e librit tё rekordeve Guinnes.

Silvester 2013/2014 Dubai

Nga festa e ndërrimit të viteve në Dubai

Mbrëmja më e madhe e gjermanëve në ndërrimin e viteve në Berlin

Shumë kohë përpara se në Gjermani të hidheshin fishekzjarrët e Viti të Ri, njerëzit pritën hareshëm 2014 në Zelandën e Re, në Australi dhe në Indi. Një atraksion është çdo vit hedhja e fishekzjarreve në Sidnej përpara godinës së mrekullueshme të operas. Australia kremton ndërrimin e viteve në orën 11:00 sipas orës së Evropë Qendrore. Në qytetin më të madh australian festimi i fillimit të Vitti të Ri u ndoq nga mbi 1 milionë spektatorë. Mbi shtatë ton fishekzjarrë janë ndezur nga porti i qytetit.

Festa më e madhe e pritjes së Vitit të Ri në Gjermani zhvillohet tradicionalisht përpara Portës së Brandenburgut në Berlin. Mëse një milionë spektatorë të kësaj feste të madhe popullore kishin mbushur bulevardin rreth 2 km. të gjatë para Portës së Brandenburgut në kryeqytet. Me një breshëri fishekzjarrësh u përshëndet fillimi i një viti të ri. Rreth 280 artsitë performuan nëpër skenat e ngritura enkas në Berlin.