1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

2012: Një vit tjetër krize

Sidoqë ta kthesh e ta përkthesh, viti 2012 do të hyjë në histori si një vit tjetër i krizës së borxheve në eurozonë.

Që në fillim të vitit 2012 qe e qartë: kriza e borxheve dhe problemet e Greqisë do të ishin në krye të rendit të ditës - edhe pse ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble (Volfgang Shojble) u përpoq në janar që t'i zbukuronte problemet duke thënë në një intervistë në radio se nuk e gjente me vend që në lidhje me krizën po thuhej se kjo është  më e rënda që prej Luftës së Dytë Botërore.

Në rastin e Greqisë fillimisht pati progrese: në mars, më shumë se 85 për qind e kreditorëve privatë, si bankat, kompanitë e sigurimeve dhe fondet u shprehën pro ristrukturimit të borxhit. Ato hoqën dorë nga më shumë se gjysma e vlerës nominale të obligacioneve të tyre greke. Pas këtij gjesti në dukje bujar qëndronte frika se në rast të një falimentimi të çrregullt të shtetit grek humbja mund të ishte e tërësishme.

Beratungen der Finanzminister der Euro-Gruppe mit den Spitzen von Internationalem Währungsfonds (IWF) und Europäischer Zentralbank (EZB), ... Rheinland-Pfalz/ ARCHIV: Eine Ein-Euro-Muenze steht in Speyer fuer eine Fotoillustration auf einer Fahne der Europaeischen Union, waehrend im Hintergrund eine griechische Fahne zu sehen ist (Foto vom 03.11.12). Die Finanzminister der Eurozone wollen am Montag (26.11.12) ueber ein neues Rettungspaket fuer Griechenland verhandeln. Die Regierung in Athen benoetigt dringend die naechste Kredittranche in Hoehe von 31,5 Milliarden Euro, um einen moeglichen Staatsbankrott zu verhindern. In der vergangenen Woche waren die Gespraeche zunaechst gescheitert. (zu dapd-Text)

Eurokrise Eurozone Symbolbild

Pothuajse të gjitha bankat dhe institucionet, që kishin blerë obligacione të qeverisë greke ju bashkuan këtyre masave. Kjo hapi rrugën për një paketë të dytë ndihmash për Greqinë që arriti në 130 miliardë euro dhe u miratua nga BE-ja në mars 2012.

Gjithashtu në mars ministrat e financave të vendeve të eurozonës ranë dakord  për ta shtuar fondin e shpëtimit të euros ESM, nga 500 miliardë të planifikuara, në 800 miliardë.

Por shpresat për të paktën një rimëkëmbje të ngadaltë të Greqisë u zhgënjyen. Për shkak të masave të ashpra të kursimit  ecuria ekonomike e vendit ra më edhe më tej dhe borxhi për frymë mbeteti i lartë - megjithë faljen e borxheve.

Kur dhe si mund të zgjidhet kriza e borxhit, nuk është në gjendje ta thotë askush edhe sot e kësaj dite -aq më tepër që veç Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë, në vështirësi janë edhe anëtarët e tjerë të eurozonës. Përveç nga Spanjës dhe Italisë, në qendër të diskutimeve të krizës është edhe Franca.

Një nga manifestimet e krizës në Gjermani qe falimentimi i  rrjetit të dyqaneve të kozmetikës Schlecker. Deri në fund të qershorit në gjithë Gjermaninë u mbyllën rreth 7000 filiale Schlecker në të cilat qenë të punësuar rreth 30,000 vetë. Në vjeshtë prej 23.300 punëtorëve të kësaj firme që qenë të regjistruar si të papunë, 14.000 ishin ende në kërkim të një vendi pune.

Kapacitete të tepërta, mbyllje uzinash, kursime - në vitin 2012 kriza e shitjeve në Evropë pllakosi plotësisht edhe industrinë  e prodhimit të automobilëve. Vend për optimizëm nuk ka, se numri i blerjeve të makinave të reja me sa duket edhe vitin e ardhshëm do të bjerë.

Firma të tilla si Fiat, Opel, Ford, Renault dhe Peugeot-Citroen që prodhonin kryesisht autovetura të vogla, kishin si treg Jugun e Evropës, që po vuan prej krizës.  Kurse firmat gjermane si Daimler, BMW dhe Volkswagen bashkl me Audi dhe Porsche po i relativizojnë humbjet në tregun evropian me shitjet rekord në SHBA apo vende me zhvillim të fuqishëm ekonomik, si në Kinë.

Megjithatë, në qoftë se tregu kinez do të dobësohet ndonjëherë, pavarësisht për çfarë shkaqesh firmat gjermane të automobilëve do të prejen në mënyrë disproporcionale.

Më 18 maj Facebook doli në bursë, por euforia e fillimit mori fund shpejt. Aksionet humbën menjëherë pas daljes në treg shumë prej vlerës së fillimit. Në shtator një aksion kushtonte 17,55 $ pra as sa gjysma e çmimit fillestar 38 $. Mark Zuckerberg ra prej kësaj në renditjen e listës Forbes të amerikanëve më të pasur nga vendi 14 në atë 36. Pasuria e tij virtuale ra nga 17,5 në 9,4 miliardë dollarë. Në fund të vitit, çmimi i aksioneve të Facebook megjithatë është ngritur pak.

Në heshtje, por jashtëzakonisht i suksesshëm ishte në vitin 2012 tregu i aksioneve. Indeksi gjerman i aksioneve DAX arriti më 12 Dhjetor në mbi 7,600 pikë duke shënuar kështu nivelin më të lartë që nga mesi i janarit 2008.