1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

2008 shpallet në Gjermani "viti i matematikës"

"Ti mund të arrish më shumë nga sa mendon në matematikë", nën këtë moto ministrja e shkencës Annette Schavan do të hapë vitin e matematikës. Për të nëntën herë shpallet viti i shkencës, kushtuar sivjet matematikës.

default

Nën moton "Ti mund të arrish më shumë nga sa mendon në matematikë" kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel tërheq vëmendjen për 2008-ën të shpallur si viti i matematikës. Kjo lëndë në vetvete është ndoshta disi e thatë, por ajo duhet të perceptohet, veçanërisht nga të rinjtë si një shkencë interesante.", tha Merkel në mesazhin audioviziv të fundjavës. Kancelarja Merkel vet ka dorkdoruar në fizikë.
30.12.2007 Merkel Neujahrsansprache

Kancelarja Angela Merkel


Të mërkurën e javës së ardhëshme (23.01.) ministrja e shkencës Annette Schavan do të hapë vitin e shkencës. Ky program sipas të dhënave të qeverisë do të përmbajë një sërë konkursesh dhe ekspozitash si dhe një festival shkencor dhe kampionate botërore në fushën e matematikës. Merkel në videomesazhin e saj theksoi: "Të mërkurën e ardhëshme minisrtja e shekncës do të inagurojë "vitin e matematikës" Ky është viti i nëntë shkencor, që ne aplikojmë në kuadër të nismës "shkenca në dialog". Shpallja e viteve të shkencës ia vlen, sepse ato kanë në qendër të vëmendjes një disiplinë përmes së cilës njerëzit, e veçanërisht të rinjtë e talentuar, bëhen më të njohur se deri më sot për opinionin.
"Pa matematikë nuk ka aktivitet shkencor, që të mund të shprehet vërtetë dhe të përjellë rezultatet. Matematika ka evoluar vazhdimisht bashkë me sfidat e shkencave të natyrës dhe përmes kësaj nisme shpresoj, që të rinjtë, por edhe të moshuarit, të kujtojnë mundësitë e matematikës, të njihen me të rejat nga kjo fushë dhe veçanërisht me nivelin në Gjermani, si një vend i universiteteve. Në vendin tonë ne kemi matematicienë të shkëlqyer, të cilët me siguri do të japin kontributin e tyre edhe gjatë "vitit të matematikës".
Në fund të mesazhit të saj kancelarja Merkel theksoi: "Pa matematikë nuk mund të shpaloset e gjithë strategjia jonë e teknologjisë së lartë. Shumë të rinj kanë sivjet më shumë shanse se çdo herë tjetër, që të merren me matematikën."

  • Data 20.01.2008
  • Autor SB / Internet
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cv4d
  • Data 20.01.2008
  • Autor SB / Internet
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cv4d