1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

2008: problemet e SHBA-ve

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës viti 2007 ishte një vit i vështirë si në aspektin e politikës së jashtme ashtu edhe në atë ekonomik. Në vitin që sapo filloi gjendja në të dy këto fusha nuk do të përmirësohet.

Kondolisa Rajs dhe Xhorxh Bush

Kondolisa Rajs dhe Xhorxh Bush

Ne do të ishim kombi më i urryer në botë sikur të mos kishim para Korenë e Veriut, lëshon helm kongresmeni demokrat Jack Murtha. Pothuajse pesë vjet pas fillimit të luftës së Irakut dhe vetëm pak ditë pas atentatit ndaj Benazir Bhutto-s, shpresës së Amerikës për një Pakistan më të mirë, presidenti Bush nuk gjendet vetëm përballë vitit të fundit në detyrë, por edhe përpara një gjendjeje katastrofale në politikën e tij antiterror.

Më shumë siguri, kjo ishte ëndrra e madhe pas atentateve të 11 shtatorit 2001, por rreziku është rritur:

'Janë bërë gabime. Ne nuk ia kemi dalë që t'ia përshtasim politikën e jashtme tradicionale amerikane realiteteve kulturore dhe rajonale.'

Kështu shprehet ish-ministri i jashtëm Henry Kissinger. Prandaj me dëshirën më të madhe të shumicës së amerikanëve po bën ndër të tjera fushatë edhe Barack Obama, ai po konkurron për kandidaturën e demokratëve për president.

"Amerikë, thotë ai mes brohoritjeve të përkrahësve të vet, ka ardhur koha që t'i kthejmë në shtëpi ushtarët tanë në Irak. Vetëm se sa dhe duke filluar nga cila datë, këtë nuk e tregojnë as ai e as kandidatët e tjerë."

Askush nuk do të zotohet për afate, pasi demokratët që e kontrollojnë kongresin prej tashmë më shumë se një viti nuk ia dolën të vendosnin me votë, kundër vetos së presidentit, fillimin e premtuar të tërheqjes, duke zhgënjyer kështu zgjedhësit.

'Kemi votuar herë pas here për tërheqjen - thotë kongresmenja Kirsten Gillibrand - nuk do të dorëzohemi. Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të përqendrohemi më mirë tek rreziku terrorist në rritje në Afganistan dhe Pakistan.'

Kjo mund të arrihet më e herëta në fillim të 2009-ës, kur të bëjë betimin në shkallët e Capitol-it presidenti i ri ose presidentja e re dhe t'i përkasë Partisë Demokratike.

  • Data 02.01.2008
  • Autor Carsten Schmiester / Uashington
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CjAb
  • Data 02.01.2008
  • Autor Carsten Schmiester / Uashington
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CjAb