1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

1899 Hoffenheim - Një klub fshati rend drejt Bundesligës

Portret i ekipit të Hoffenheim-it që u ngjit në kategorinë e parë në futboll.

default

Ekipi 1899 Hoffenheim feston fitoren (18.05.2008)

Është një histori si në ndonjë përrallë futbolli. Një klub i vogël fshati u fut frikën të mëdhenjve. '1899 Hoffenheim' quhet klubi që së bashku me klubet me traditë Borussia Mönchengladbach dhe 1. FC Köln u ngjit në kategorinë e parë.

Duket sikur '1899 Hoffenheim' të mos ketë kohë për të humbur. Vetëm një vit më parë ekipi i ligës rajonale u ngjit në kategorinë e dytë. Më parë klubi nga Hoffenheim-i 3.300 banorësh në zonën e lumenjve Rin dhe Neckar hipi brenda tetë vjetësh nga kategroia e pestë (Verbandsliga) në atë të katërt (Oberliga) deri në kategorinë e tretë (Regionalliga). Ky sukses i jashtëzakonshëm deri në Bundesliga -ë erdhi kryesisht falë sponsorit Dietmar Hopp, dikur bashkëthemelues i koncernit të software-it SAP: 'Në fakt ne nuk jemi klub fshati. Ne jemi klubi i rajonit metropol Rin-Neckar që ka 2,4 milionë banorë, një territor me përfshirje të madhe, me firma shumë të fuqishme që na mbështesin. Dhe në këtë pikëpamje ne jemi të krahasueshëm me klubet e qyteteve të mëdha. Nga njëra anë unë krijoj kuadrin dhe infrastrukturën, nga ana tjetër vura në dispozicion edhe mjetet financiare që të blinim lojtarët që na ngjitën lart. Por (trajneri) Ralf Rangnick dhe ekipi i tij kanë bërë punë të shkëlqyer.'


Miliarderi Hopp dhe sponsorët e tjerë investuan rreth 20 milionë euro në përbërjen aktuale të ekipit - rast i pashembullt ky për një ekip të kategorisë së dytë. Stadiumi i ri do të përurohet në fund të këtij viti afër Sinsheim-it. Kostoja: 50 milionë euro.


Shumë konkurrentë të kategorisë së dytë e tallin klubin provincial për mungesën e traditës dhe të kulturës së tifozëve. Vërtet disa vjet më parë radhët e shikuesve i mbushnin anëtarët e pak fanklubeve. Ndërkohë edhe në ndeshjet jashtë fushës së vet janë mijëra tifozë që e përkrahin rregullisht ekipin. Megjithatë, edhe për tifozët e Hoffenheim-it marshimi i klubit të fshatit deri në katgorinë e parë është i pabesueshëm.

  • Data 19.05.2008
  • Autor Kessel, Wolfgang (ARD)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E2PH
  • Data 19.05.2008
  • Autor Kessel, Wolfgang (ARD)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E2PH