1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

17 vjetori i "Omonia-s" si organizatë pluraliste në Shqipëri

Organizata e minoritetit grek “Omonia” në 17 vjet të krijimit të saj, si një nga organizatat e para politike pluraliste në Shqipëri realizoi mjaft objektiva në dobi të lirive e të drejtave të njeriut e minoriteteve.

Organizata e minoritetit grek “Omonia” festoi 17 vjet të krijimit të saj, si një nga organizatat e para politike pluraliste në Shqipëri. Në një tubim të organizuar në Gjirokastër ku morën pjesë përfaqësues të minoritetit, por edhe diplomatë, deputetë grekë dhe eurodeputetë u theksua roli kësaj organizate në zhvillimin e demokracisë shqiptare dhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut e të minoriteteve në Shqipëri. Organizata Omonia edhe në të ardhmen do të vijojë të mbetet një urë lidhëse për forcimin e marëdhënieve mes të dy vendeve.

Në ditët e para të janarit të vitit 1991, kur në Shqipëri sapo kishte nisur të ravijëzohej pluralizmi, edhe minoriteti grek nisi të organizohej në të parën organizatë politike të quajtur OMONIA, që do të thotë bashkimi. Në zgjedhjet e para pluraliste Organizata Omonia u përfaqësua në parlament me katër deputetë, ndërkohë që në vitet e mëpasme ajo u bë shtylla kurizore e Partisë së bashkimit për të drejtat e njeriut.

Në tubimin e organizuar me këtë rast në Gjirokastër u theksua roli kësaj organizate në zhvillimin e demokracisë shqiptare dhe
në mbrojtje të të drejtave të njeriut e të minoriteteve në Shqipëri. Megjithatë kryetari kësaj organizate Jani Jani deklaroi, se ende nuk janë përmbushur mjaft nga objektivat që organizata i vuri vetes në themelimin e saj. Ndërsa një nga drejtuesit kryesorë të organizatës Omonia, Spiro Ksera, sot prefekt i rretheve jugore, pohon se Omonia ka përmbushur misionin e saj dhe është një faktor i rëndësishëm në jetën politico-sociale të vendit.


  • Data 13.01.2008
  • Autor Odise Kote, Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cp37
  • Data 13.01.2008
  • Autor Odise Kote, Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cp37