1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

17 qershori 1953 - Nga protestë kundër rritjes së normave në revoltë popullore

Para 55 vitesh, më 17 qeshor të 1955, Republika Demokratike Gjermane (DDR) e cila kishte katër vjet që ishte krijuar u ndodh para rrezikut të shpërbërjes. Trupat pushtuese sovjetike shtypën shtypej revolta e punëtorëve

Berlinezë që qëllojnë tanket sovjetike.

Berlinezë që qëllojnë tanket sovjetike.

Revolta që filloi me pjesëmarrjen e disa mjira njerëzve në greva dhe protesta kundër kushteve ekonomike dhe gjendjes së këqija sociale, u shkallëzua me daljen në rrugë në të gjithë vendin të një milionë njerëzve që kërkuan ribashkimin e Gjermanive. Marcel Fürstenau: Kishte kohë që ziente në Republikën Demokratike Gjermane, DDR, e cila tetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore vuante nga probleme të mëdha ekonomike.

"Planet për ndërtimin e socializmit" të deklaruara nga kryetari i shtetit Valter Ulbriht, (Walter Ulbricht) e ashpërsuan edhe më tej krizën. Ndërkohë që nxitej zhvillimi i industrisë së rëndë, populli vuante nga mungesa e mallrave të jetës së përditshme.

Ushqimet ishin me pakicë, gjalpi, mishi, perimet dhe frutat bliheshin me tallona. Në Gjermaninë perëndimore, Republikën Federale ekonomia zhvillohej me sukses.

Mbrëmje që kujton 17 qershorin

Mbrëmje që kujton 17 qershorin

Për shumë gjermano-lindorë, arsye këto që edhe për arsyet politike t`i kthenin krahët RDGJ (DDR) . Vetëm në vitin 1952, 180 mijë njerëz u larguan prej andej, dhe në deri në fund të qershorit të 1953-it edhe 226 mijë të tjerë. Megjithatë pa marrë parasyhs këto pushtetmbajtësit në Berlinin lindor vazhdonin punën e tyre duke shtuar pakënaqësitë. Kështu në muajin prill u rrit cmimi i mishit, i vezëve dhe prodhimeve të sheqerit. Kulmi i arrogancë arriti në muajin maj me futjen e ligjit për rritjen e normave të punës me dhjetë përqind. Së bashku me të u fut edhe nëj shkurtim masiv i rrogave.

Pas vdekjes së diktatorit sovjetik Josef Stalin, udhëheqja e re në Moskë u detyrua që të ndryshonte kursin kundrejt RDGJ (DDR). Zotërinjtë e Kremlinit donin të ruanin pozicionet gjeopolitike dhe ushtarakostrategjike në Evropë. Duke ushtruar në mënyrë të pazakontë kritikë ndaj vetvetes kryeministri i RDGJ (DDR) Oto Grotevohl (Otto Grotewohl) pranoi gabimet "Kur njerëzit largohen nga ne, kur tensioneve shtetërore dhe ekonomike u shtohen edhe strapacimi i marrëdhënieve njerëzore midis gjermanëve, kjo do të thotë se kjo politikë është e gabuar. Prej kësaj duhen nxjerrë mësimet e duhura, pa u trembur dhe me vendosmëri! Pararoja e klasës punëtore gjermane është shkrirë më masën. Ata duhet të bashkohen me njeri tjetrin! Dhe detyra jonë është ta çojmë përpara këtë bashkim."

Kopertina e librit të Karl Wilhelm Fricke - 17 qershori 1953

Kopertina e librit të Karl Wilhelm Fricke - 17 qershori 1953

Për të joshur fshatarët, zanatcinjtë dhe tregtarët e ikur që të ktheheshin, u premtua kthimi i pasurive të tyre. Drejtësia, arbitrariteti i të cilës rriti numrin e të burgosurve në 60 mijë brenda një viti, duhet të rishikonte edhe një herë vendimet e marra. Kreu i shtetit duhet të gjente mirëkuptim edhe për Kishën. Vetëm rritja e normave mbeti në fuqi e paprekur. Një provokim, i cili do të shkaktonte protestën e cila u zgjerua deri në revolutë popullore.

Më 16 qershor punëtorë të sektorit të ndërtimit bënë thirrje para ndërtesës së qeverisë më 17 qershor për organizimin e një greve të përgjithshme. Apeli morri dhenë në gjithë RDGJ (DDR), jo vetëm prej lajmeve që u dhanë në stacionet radiofonike të perëndimit. Atmosfera ishte euforike, regjimi në dukje në perëndim. Në disa vende protestuesit morrën madje në dorë drejtimin. Udhëheqja politike në RDGJ (DDR) e kishte humbur prej kohësh kontrollin mbi situatën, kur forcat sovjetike vendosën gjendjen e jashtëzakonshme. Trupat e tyre u futën me tanke në qendrën e revoltës, në Potsdamer Platz në Berlin. Nga ana perëndimore e kufirit të sektorëve në Berlin, reporterët e RIAS (Radios në sektorin amerikan) ndiqnin orët dramatike në të cilat u vendos fati i revoltës popullore: "Të shtëna në Sheshin e Pocdamit (Potsdamer Platz). Që prej këtu ne nuk jemi në gjendje të dallojmë se kundër kujt është duke u shtënë, dhe nëse të shtënat vijnë prej trupave ruse apo prej karabinierëve të policisë popullore. Një kompani e rusëve, e ndarë në dy pjesë në anën e majtë dhe të djathtë të rrugës, i shtynë rreth 50 metra më tutje demostruesit. Tani tanku i parë i madh "T-34" filloi të lëvizë dhe po ju drejtohet me kërcënim masës në Sheshin e Pocdamit. Ai ndodhet 30, 40 metra larg demostruesve."

Paramenti gjerman kujton 50 vjetorin e revoltës popullore të 1953

Paramenti gjerman kujton 50 vjetorin e revoltës popullore të 1953


Revolta popullore u shtyp me dhunë ushtarake. Qindra u vranë ose plagosën. Mijra vetë përfunduan në burgje dhe kampe riedukimi. Për të shtypur protestat dhe revoltat e ardhshme që në bërthamë, pushtetmbajtësit e RDGJ (DDR) ngritën pas 17 qershorit 1953 një aparat gjigand spiunësh - Shtazi (Stasi), i cili arriti të futej deri në jetën intime të njerëzve. U deshën 36 vjet, deri sa populli u ngrit sërish kundër regjimit.

Më 9 nëntor 1989 ra Muri i Berlinit. Meqenëse në Moskë fjalën e kishte komunisti reformator Michail Gorbatschoë, tanket sovjetike nuk dolën nga kazermat për të shtypur sërish revoltën. Me shpërbërjen e RDGJ (DDR), u shpërbë edhe blloku lindor socialist, shpërberje që arriti kulmin me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

  • Data 16.06.2008
  • Autor Marcel Fyrstenau / DW - Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EKej
  • Data 16.06.2008
  • Autor Marcel Fyrstenau / DW - Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EKej