1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

150.000 besimtarë katolikë festojnë 150 vjetorin e Lurdës me Papa Benediktin e 16-të

Me një meshë të madhe nën qiell të hapur Papa Benedikti i XVI-të ka përkujtuar këtë të djelë (14 Shtator) shfaqjen e Shën Mërisë në Lurdë para 150 vjetësh.

default

Papa Benedikti i 16-të gjatë meshës në Lurdë, 14.09.2008

Edhe shumë orë pas mbarimit të meshës qëndrojnë në lëndinën e madhe besimtarët që ishin mbledhur ne mëngjez për shërbesën fetare. Të tjerë shkojnë në shpellë, përulen në gjunjë të përkulur ose mblidhen në afërsi të burimit të mrekullueshëm me një sandviç në dorë. Ashtu bën edhe 26 vjeçarja Marie Renie. A e ka bindur atë Benedikti i gjashtëmbëdjetë? "Mua nuk ishte e domosdshme të më bindte. Ai bëri për vete shumë njerëz në Paris, kurse sot këtu, unë mendoj se edhe ata u prekën."


Papa i tërhoqi francezët në rrugën e tij edhe në Lurdë. Një përzierje e larmishme njerëzish: të rinj dhe të moshuari, të shëndetshëm dhe të sëmurë ishin mbledhur në shërbesën fetare nën qiell të hapur në vendin e pelegrinazhit. Me qëllim Benedikti i gjashtëmbëdhjetë iu drejtua sërish të rinjve dhe entuziazmi ishte i sigurtë. "Edhe ju të rinjtë nuk duhet të keni frikë t´i përgjigjeni me po Të Plotfuqishmit nëse ai iu kërkon që ta pasoni. Përgjigjuni të Plotfuqishmit me zemërgjerësi."


Tek të rinjtë mbizotëronte një atmosferë festive. Një numër shumë kishin ardhur nga Spanja fqinje.


Edhe çifti Delseny së bashku me dy fëmijët largohen nga vendi i shenjtë me sytë plot shkëlqim. Babai i entuziazmuar nga mesha: "Ishte shumë bukur, mungonte vetëm dielli. Një moment i rëndësishëm në jetën tonë të cilin ne nuk do ta harrojmë. Fëmijët janë të lodhur, ne do të udhëtojmë tani për në shtëpi."


Të shtunën në mbrëmjë vonë familja mori pjesë në procesionin me drita dhe mundën ta shikojnë Papën nga afër. "Një Papë madhështor. Zgjedhja e tij ishte një mirësi për kishën katolike" - thotë gruaja e tij. "Për më tepër një gjerman. Gjermanët janë seriozë dhe eficientë.


Në Lurdë nuk kishin ardhur shumë gjermanë gjë që u duk në entuziazmin e përmbajtur kur Papa në fund të lutjes Angelus i përshëndeti pelegrinët edhe në gjuhën gjermane ndër tetë gjuhët e përshëndetjës së tij. "Nga zemra përshëndës unë pelegrinët gjermanofolës këtu në Lurdë. Veçanërisht të sëmurët. Maria, mamaja e të Plotfuqishmit, është Nëna jonë. Më përkujdesjen e saj prej mëme është ajo pranë nesh. Këtë ne e mësojmë ne vazhdimisht ashtu si edhe sot në këtë vend të shenjtë peligrinazhi."


Për çiftin Weinmann nga afërsia e Karlsruhes ishte kjo shërbesë fetare një përjetim shumë i veçantë.


Zonja Weinmann: "Udhëtimi për këtu është ai i martësës sonë. Ne jemi martuar më 6 Shtator dhe ne kemi vendosur që udhëtimin pas martese ta ndërmarrim për këtu në Lurdë."


Zoti Weinmann: "Ne nuk e dinim se Papa do të ishte këtu."


Zonja Weinmann: "Sidoqoftë ne kishim dëshirë që ushëtimin me rastin e martesës ta bënim për në Lurdë."


Udhëtimi me rastin e martesës nuk mund të ishte më i veçantë për ata të dy.




DW.COM

  • Data 14.09.2008
  • Autor Claudia Deeg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FI7N
  • Data 14.09.2008
  • Autor Claudia Deeg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FI7N