1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

130 milionë euro për vitin 2009 mbështja e Gjermanisë për Shqipërinë

Në Tiranë u nënshkruan të hënën (28.12.2009) disa marrëveshje financiare për realizimin e projekteve të tilla në sektorin energjetik dhe atë të mbrojtjes së mjedisit.

default

Logoja e Bankës Kredituese gjermane për Zhvillimin, KfW

Me një financim prej 130 milionë euro për vitin 2009, Gjermania vazhdon të jetë mbështetësja më e madhe financiare e Shqipërisë në marrëdhëniet dypalëshe në projektet për zhvilllim. Gjatë bashkëpunimit dypalësh gjermano - shqiptar, që nisi në vitin 1988 dhe vazhdon deri më sot, Gjermania ka financuar projekte për zhvillimin në Shqipëri me një fond prej 367 milionë eurosh. Financimi gjerman prej 130 milionë eurosh për vitin 2009, përbën shifrën më të madhe vjetore gjatë 21 viteve të bashkëpunimit dypalësh gjermano- shqiptar në projektet për zhvillim. Në një deklaratë zyrtare të ambasadës gjermane theksohet se "nga ky fond prej 130 milionë eurosh, me mbi 90 milionë do të financohen dy projekte në sektorin energjetikës: projekti i parë "Linja unazore 110 kV në Shqipërinë e Jugut" me një shumë prej 49 milionë EURO. Ndërsa i dyti është projekti rajonal "Linja 400 kV Tiranë - Prishtinë", me një volum prej 42 milionë eurosh."

Marrëveshjet financiare përkatëse u nënshkruan të hënën (28.12)nga Ute Rodrian, drejtore e Zyrës së KfW-së (Banka Kredituese për Zhvillim)dhe nga Ministri i Financave, Ridvan Bode, në prani të Ambasadorit gjerman në Tirane, Bernd Borchardt.

Po të hënën (28.12)në Tiranë mes Gjermanisë dhe Shqipërisë në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunimin financiar për projektin "Programi i mbrojtjes së mjedisit Liqeni i Ohrit – Pastrimi i ujrave të zeza Pogradec II", që kap shumën prej 800.000 eurosh. Finacimet e Gjermanisë në projektet e zhvillimit e rradhisin Shqipërinë në grupin e vendeve të para për frymë të popullsisë, që marrin asistencë gjermane.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 28.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LFnc
  • Data 28.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LFnc