1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

12 tё vdekur dhe mjaft tё plagosur nё Berlin - Njё kamion mёsyn nё tregun e Krishtlindjeve

12 tё vdekur dhe 48 tё plagosur nё Berlin - Njё kamion mёsyn nё njё treg Krishtlindjesh nё Berlin.

Sipas dёshmitarёve okularё njё kamion mёsyu nё mes tё stendave tё tregut tё Krishtlindjeve nё sheshin Breitenscheidplatz nё Berlin.

Ai u pёrplas dhe shkatёrroi disa nga stendat dhe pёr pasojё gjetёn vdekjen 12 vetё dhe u plagosёn 48 tё tjerё, disa syresh rёndё.  

Policia mendon, se kemi tё bёjmё me njё atentat dhe Prokurori i Pёrgjithshёm Federal ka nsur hetimet.

Pёrmasat e ngjarjes nё sheshin Breitenscheidplatz nё Berlin Charlottenburg janё ende tё paqarta. Njё regjistrim i drejtpёrdrejtё me video nё faqen e facebook tё gazetёs "Berliner Morgenpost" tregon stendat e shkatёrruara nё tregun e Krishtlindjeve nё kishёn e Kujtimit (Gedächtniskirche), dёgjohen njё sёrё automjetesh tё policisё. Zjarrёfikёset dhe policia bёjnё fjalё pёr nёntё tё vdekur dhe tё paktёn 50 tё plagosur. Policia njofton ndёrkohё se ёshtё arrestuar njё i dyshuar. Ndёrkohё qё personi tjetёr nё kabinёn e kamionit me targa polake ka gjetur vdekjen.