1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

1,2 miliardë euro për zhvillimin ekonomiko – social në Kosovë

Në Bruksel zhvilloi punimet konferenca e donatorëve për Kosovën. BE-ja do të jetë donatori më i rëndësishëm në Kosovë.

default

Komisioneri i BE-së për zgjerimin Olli Rehn dhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, 11.10.2008

Nga 1 miliardë euro që ishte synimi i kësaj konference donatorësh për Kosovën u premtuan 1, 2 miliardë. Prandaj mund të themi se ky është një sukses i shumë i madh. Përfaqëseusi i Komisionit Evropian, Pierre Mirel, nuk dukej vetëm i knaqur por edhe paksa i befasuar me suksesin e konferencës donatore për Kosovën.

Ndihma për Kosovën kanë dhënë 37 vende dhe 16 organizata të ndyshme nga mbarë bota. Ato kërkuan që paratë të investohen në forcimin e shtetit juridik, ndërtimin e një shoqërie multietnike, përmirësimin e kushteve në edukim, infrastrukturë dhe në përgjithësi përmirësimin e gjendjes sociale.

Kosovo Demokratische Partei Hashim Thaci

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se këto ndihma janë një shtytje e fuqishme për zhvillimin e shtetit më të ri në botë. "Suksesi i kësaj konference shënon hapjen e një kapitulli të ri për Kosovën. Hapjen e kapitullit të zhvillimit ekonomik. Konferenca e donatorëve shënon sukses të madh për Kosovën, të gjithë donatorët të cilët e kanë mbështetur Kosovën në të kaluarën por edhe sot i besojnë asaj“, theksoi Thaçi duke shtuar se Kosova ka synime shumë konkrete:„Vizitoni i Kosovës është shumë i qartë: anëtarësimi në BE dhe në NATO.“ Rruga deri në anëtarësimin e Kosovës në këto organizma do të jetë me siguri e gjatë, por zhvillimet e fundit konsiredohen si nismë e mirë.

BE-ja donatori më i rëndësishëm

Donatori më i madh edhe kësaj radhe ishte BE-ja. Komisioneri për zgjërimin, Oli Rehn theksoi: „Kosova është para së gjithash çështje evropiane. Këtë e kemi dëshmuar me ndarjen e 500 milionë eurove, që tregon se angazhimet tona nuk janë vetëm diplomatike, por edhe konkrete për zhvillimin e Kosovës dhe stabilizimin e Ballkanit perëndimor", theksoi Rehn.

EU Flagge

Në vendin e dytë për nga sasia e ndihmave ishin SHBA me mbi 402 milionë dollarë, ndërsa nga vendet evropiane Gjermania me 100 milionë euro ishte vendi, i cili ka ndarë më së shumti ndihma. Kryeminisri Hashim Thaçi tha se Kosova di ta çmojë rolin gjerman.

Më pas vijnë Franca me 85 milionë, Zvicrra me 76, Norvegjia me 50, Britania e Madhe, Italia, Danimarka, Suedia dhe vendet tjera. Mirëpo kishte dhe vende të BE, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por nuk kanë dhënë ndihma shtesë.

Korrupsioni - rreziku i ndihmave

Straßenverkehr in Pristina, Kosovo

Kosova gjendet në një rajon ku ka pasur dhe ka korrupsion, tha kryeministri Thaçi, por qeveria e tij do të bëjë çdo gjë për ndalimin e tij. "Tolerancë zero."

Ndër pyetjet më të shtruara të gazetarëve por edhe ndërkombëtarëve ishte nëse qeveria dhe institucionet e Kosovës janë në gjendje të parandalojnë keqpërdorimin e këtyre parave. Thaçi tha se Kosova gjendet në një rajon ku ka pasur dhe ka korrupsion. Por ai u zotua se: "Prioritetet e Kosovës janë zhvillimi ekonomik, sundimi i rendit dhe ligjit, stabiliteti i vendit dhe rajonit. Një ndër prioritetet është edhe ndërtimi i shoqërisë multietnike, ku të gjithë ta ndjejnë veten të sigurtë."

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian bënë të ditur se ata dhe vendet donatore do të kërkojnë llogari për të gjitha paratë e shpenzuara.

DW.COM

  • Data 12.07.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Eanc
  • Data 12.07.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Eanc