1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

100 milionë euro ndihma: Fushat e bashkëpunimit të Gjermanisë me Kosovën

Kontributi i Gjermanisë në Kosovë do ë fokusohet në fushat e ndihmës së deritanishme. Këtë e bëri të ditur të premten në Berlin, ministria e bashkëpunimit ekonomik.

default

04.2008 DW-AKADEMIE Partner Logo BMZ

"Ne do të bashkëpunojmë në aspektin bilateral në sektorin e furnizimit me energji, përmirësimin e eficiencës energjetike, kanalizimet dhe uji i pijshëm, reforma administrative, për luftimin e papunësisë, në sektorin e arsimit elementar dhe profesional," tha zëdhënësi i ministrisë gjermane për Bashkëpunim Ekonomik, BMZ, Stephan Bethe, të premten në Berlin.

Në këtë mënyrë Gjermania do të mbetet e angazhuar në ato sektorë që ka qenë edhe më parë, dhe me anë të organizatave që kanë qenë aktive deri tani si Shoqata për Bashkëpunim Teknik (GTZ) si edhe Insituti Kreditor për Rindërtim (KfW). Synimi i kësaj asistence është përmirësimi sa më i shpejtë i kushteve të jetesës. Një ditë më parë qeveria gjermane bëri të ditur se do të vinte në dispozicion 100 milionë Euro për ndërtimin e strukturave të Kosovës për dy vitet e ardhshme.

Bashkëpunimi bëhet në bazë të dakordimit

Gjermania kështu zë vendin e dytë për nga shuma e donacioneve, mbas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat më parë kishin bërë të njohur kontributin e tyre prej 400 milionë dollarësh (225 milionë Euro). Por kjo shifër është vetëm në planin bilateral. Gjermania do të derdhë para në Kosovë edhe nëpërmjet pjesëmarrjes së saj nëpër organizatat ndërkombëtare të përfaqësuara atje.

"Ne jemi marrë vesh për këtë edhe me qeverinë kosovare dhe jemi orientuar në bazë të planit zhvillimor të Kosovës, si dhe jemi marrë vesh ngushtë edhe me donatorët e tjerë, tha Bethe më tej. Në ndihmën e akorduar është paraparë edhe një kontroll mekanizmi për të shmangur kështu përdorimin korruptiv të mjeteve: "Ne i kontrollojmë me shumë saktësi destinacionet e mjeteve nëpërmjet organizatave tona ndërkombëtare, kështu që ju mund të jeni të sigurt se ato do të shkojnë aty, ku e kanë destinacionin", tha Bethe.



  • Data 11.07.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EadB
  • Data 11.07.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EadB