1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

10 vjet pas luftës prania e KFOR-it është shumë e domosdoshme

Dhjetë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, forcat e KFOR-it paralajmërojnë shkurtimin e pranisë së tyre, konform gjendjes së sigurisë në vend. Kjo vlerësohet në mënyra të ndryshme nga politikanët dhe ekspertët.

Makinë e Kfor-it në Kosovë.

Dhjetë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, forcat e KFOR-it paralajmërojnë shkurtimin e pranisë së tyre.

Ushtarakë të lartë të NATO-s në Kosovë, thanë se çfarëdo shkurtimi i numrit të trupave të kësaj aleance, nuk e dëmton misionin e KFOR-it, në mbështetje të një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumëkombëshe. Dhjetë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë forcat e KFOR-it, paralajmërojnë shkurtim të pranisë së tyre, në pajtim me gjendjen e sigurisë në vend.

Ushtarë gjermanë të NATO-s.

Ushtarë gjermanë të NATO-s.

Komandanti i Forcave paqerujatëse gjenerali, Xhyzepe Emilio Gaj, thotë se KFOR-it do të vazhdojë në pajtim me mandatin e tij, të mbështesë zhvillimin e një Kosovë stabile, demokratike dhe shumëkombëshe. "Për fat të keq, ende ka vende ku komunitetet e ndryshme jetojnë krah për krah, por nuk bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Ne dëshirojmë që të inkurajojmë një qasje më konstruktive dhe të promovojmë projekte të zhvillimit dhe të bashkëpunimit, në mes të komuniteteve të ndryshme. Këtë nismë e kam quajtur 'Zonat e zhvillimit të Kosovës' dhe shpresoj që me mbështetjen e donatorëve ndërkombëtarë, disa projekte të zbatohen me sukses për të mirën e popullit të Kosovës", thotë komandanti i KFOR-it, Xhyzepe Emilio Gaj. Një ndër projektet ambicioze të Kosovës, gjenerali, Gai, përmend Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila është në formim e sipër, mirëpo kjo trupë nuk do t'i zëvendësojë forcat paqeruajtëse të NATO-s.

Rahovec

Rahovec - Ka vende ku komunitetet e ndryshme jetojnë krah për krah, por nuk ato bashkëpunojnë me njëri tjetrin.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me trupat e NATO-s. “Institucionet e shtetit të Kosovës kanë dëshmuar pjekurinë e mjaftueshme, që tani të mund të mendohet edhe për zvogëlimin e trupave të NATO-s në Kosovë, që besoj se është një vlerësim pozitiv për të arriturat në vend. Është një vlerësim pozitiv dhe për klimën e përgjithshme në rajon, dhe natyrisht të gjitha vendimet që do të ndërmerren në këtë aspekt mbi bazën e një politike të koordinuar dhe një vendimi të përbashkët për neve, është i mirëpritur, sepse është një vlerësim për institucionet e Kosovës dhe një vlerësim i përgjithshëm për sigurinë në Kosovë dhe rajon," thotë ministri Mujota.

Mirëpo, eksperti për çështje ushtarake Ramadan Qehaja, i tha DW-së, se reduktimi eventual i trupave të KFOR-it, nuk do të ishte një vendim i qëlluar, sepse do të ngrejë shqetësime tek qytetarët e Kosovës sa i përket sigurisë. “Kosova ka mangësi në forca dhe mjete që lidhen me çështjen e sigurisë. Trupat Mbrojtëse të Kosovës janë shpërbërë, policia e Kosovës numërikisht është e madhe, por jo shumë efektive në veprime, Forca e Sigurisë së Kosovës ende nuk është funksionalizuar, mirëpo edhe kur të bëhet, numri prej 2 500 trupash është i vogël dhe Kosova ende nuk e ka funksional shërbimin e interligjencës. Pra, jemi në një situatë kur prania e KFOR-it në numër të madh, është shumë e domosdoshme për sigurinë në Kosovë," thotë Ramadan Qehaja.

Forcat Paqeruajtëse në Kosovë, aktualisht numërojnë rreth 17 mijë trupa. Ky numër pritet të reduktohet gradualisht, në pajtim me gjendjen e sigurisë në vend edhe pse akoma nuk është marrë vendimi.

Autor : Bekim Shehu

Redaktoi : Aida Cama





  • Data 10.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I6kU
  • Data 10.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I6kU