1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Është turp" - Izraeli reagon ndaj fjalimit të Ahmadinexhadit

Nuk zgjati shumë kohë që skandali i pritur të ndodhte. Në Konferecën kundër racizmit, Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad sulmoi me fjalë të ashpra Izraelin. Reaksionet nga Izraeli ishin të menjëhershme.

Pjesëmarrës i konferencës kundër racizmit i veshur si klloun përqesh presidentin iranian Mahmoud Ahmadinexhad, në konderencën kundër racizmit në Gjenevë.

Pjesëmarrës i konferencës kundër racizmit i veshur si klloun përqesh presidentin iranian Mahmoud Ahmadinexhad, në konderencën kundër racizmit në Gjenevë.

Shqetësimet për deklaratat antisemitiste kanë bërë që shumë shtete të mos marrin pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara kundër racizmit, që filloi të hënën në Gjenevë. Dhe ato kishin të drejtë. Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhat, iu drejtua të hënën pjesëmarrësve të konferencës, duke sulmuar ashtu si herëve të tjera Izraelin, disa herë me fjalë të ashpra dhe duke e akuzuar se ndjek politikë raciste. Reagimet nga Izraeli ishin të menjëhershme.

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, iu drejtua pjesëmarrësve të konferencës kundër racizmit në Gjenevë, duke akuzuar Izraelin, se ndjek politikë raciste. 20 prill 2008

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, iu drejtua pjesëmarrësve të konferencës kundër racizmit në Gjenevë, duke akuzuar Izraelin, se ndjek politikë raciste. 20 prill 2008



Reagimet e qeverisë izraelite ndaj fjalimit të Presidentit të Iranit në konferencën e Kombeve të Bashkuara kundër racizmit në Gjenevë, ishin të njëzëshme: Mahmud Ahmadinexhati është mohues i Holokaustit dhe dëshiron të kryejë edhe një masakër tjetër kundër hebrenjëve, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, të hënën mbrëma (20.04.) në ceremoninë qendrore përkujtimore të zhvilluar në Jeruzalem, për Ditën e Holokaustit. "Ne nuk do të lejojmë mohuesit e Holokaustit të kryejnë edhe një Holokaust tjetër kundër popullit hebre," theksoi Netanjahu, duke iu referuar programit bërthamor iranian dhe deklaratave të fundit të Presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhat. Ky është obligimi më i lartë i shtetit të Izraelit dhe obligimi im si kryeministër i vendit, vazhdoi Netanjahu. Kryeministri izraelit falendëroi të gjitha vendet, që i qëndruan larg konferencës së Gjenevës, si dhe atyre që u larguan në salla, siç u shpreh Netanjahu, gjatë 'fjalimit të mbushur me urrejtje' të Ahmadinexhatit. Ndërkaq, për shkak të sulmeve verbale ndaj Izraelit, presidenti i Izraelit Shimon Peres, në fjalimin e tij të mbajtur në Përkujtimoren e Holokaustit Jad Vashem, e krahasoi Ahmadinexhatin me Hitlerin dhe Stalinin. "E kam të vështirë ta kuptoj, pse diktatorët më të mëdhenj urrjetjen dhe dhunën e tyre e përqëndrojnë kundër hebrenjëve," tha Shimon Peres. Nazizmi është mposhtur, por anti-semitizmi ekziston ende.

"Konferenca, e cila hapi punimet në Gjenevë është njësoj si njohje e racizmit. Oratori kryesor i kësaj konference, Ahmadinexhad bën thirrje për zhdukjen e Izraelit dhe mohon Shoan. Ky është turp".

Ehud Olmert, Shimon Peres dhe Tommy Lapid në Yad Vashem, 2008

Në Ditën e Holokaustit (21.04.) çdo vit në Izrael përkujtohen gjashtë milionë viktimat e nacionalsocializmit. Ehud Olmert, Shimon Peres dhe Tommy Lapid në Yad Vashem, 2008

Shimon Peres, e pat theksuar një ditë më parë se është e dhimbshme, që ceremonia në Përkujtimoren e Holakustit zhvillohet në të njëjtën kohë me paraqitjen e Ahmadinexhadit në konferencën e Kombeve të Bashkuara kundër racizmit në Gjenevë. Duhet të ketë kufij edhe për një vend neutral siç është Zvicra, tha Peres.

Në përgjithësi, udhëheqja politike e Izraelit sheh tani se kishte të drejtë, që refuzoi me kohë konferencën e Gjenevës. Një presidenti që mohon Holokaustin, siç është presidenti i Iranit nuk duhet t'i jipet legjitimitet dhe çdo lloj takimi me Ahmadinexhatin është në parim i papranueshme, theksoi liderja e opozitës, ish-ministrja e jashtme e Izraelit, Tzipi Livni.

Në Ditën e Holokaustit sot (21.04.) në Izrael si çdo vit tjetër përkujtohen gjashtë milionë viktimat e kohës së nacionalsocializmit.

Autor: Clemens Verenkotte / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 21.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hb7J
  • Data 21.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hb7J