1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Është edhe luftë propagandistike - Si Tbilisi edhe Moska arsyetojnë veprimet e tyre

Ndërhyrja e Gjerogjisë në Osetinë Jugore është shtrirë në luftë gjeorgjiano-ruse. Ndonëse Gjeorgjia është prapa sa i përket armatimit, në aspektin e propagandës të dyja palët janë në të njëjtin nivel.

default

Nuk ka më asnjë dyshim. Ofensiva ushtarake gjeorgjiane ka çuar në ndezjen e luftës mes Gjeorgjisë dhe Rusisë. Ndërkohë që situata luftarake është ende e paqartë, mes Gjeorgjisë dhe Rusisë- padronja tradicionale e osetianojugorëve, ka filluar një luftë propagandistike e mediatike. Kjo nuk do ta bëjë më të lehtë gjetjen e një zgjidhjeje politike në këtë konflikt. Ndoshta konflikti mund të çojë edhe më tej procesin e ftohjes mes perëndimit dhe Rusisë.

Presidenti gjeorgjian, Sakashvili e paraqet ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kudnër regjimit në Osetinë jugore si një aksion legjitim. Dhe nga njëri këndvështrim juridik nuk është se nuk ka të drejtë. Sepse formalisht Republika e Osetisë jugore e panjohur ndërkombëtarisht, i përket shtetit të Gjeorgjisë, edhe pse Tbilisi faktikisht e ka humbur kontrollin aty që prej 15 vjetësh. Banorët ndërkohë kanë të gjithë pashaporta ruse.

Interesante të ndjekësh se si Sakashvili si argument për ofensivën ushatarake përdor të njëjtat parulla me të cilat Rusia ka justifikuar ndërhyrjen e saj në Çeçeni. "Rivendosje e rregullit kushtetues" në Gjeorgji. Sipas Sakashvilit ndërhyrja ruse në Osetinë Jugore është deklarim luftë ndaj gjeorgjisë dhe një përzierje në çështjet e brendshme të një shteti sovran fqinjë - dhe ai shpreson në mbështetjen e perëndimit, veçanërisht të amerikanëve kundër agresorit rus, sipas tij.

Gati në të njëjtën mënyrë përpiqet të argumentojë edhe Rusia politikën e saj. Duke u mbështetur tek argumentimi që i bëri perëndimi ndërhyrjes ushatarake të NATO-s kundër Serbisë në mbrojtje të kosovarëve, politika ruse e paraqet ndërhyrjen e saj në Gjeorgji si një "intervenim humanitar." Nga ana tjetër Moska duhet të mbrojë "jetë ruse" dhe të përforcojë trupat e paqes.

Edhe sikur të çalojë krahasimi mes intervenimit të NATO-s në luftën në Kosovë, ku u bë fjalë për pengimin e gjenocidit ndaj kosovarëve- dhe ndërhyrjes ruse, prapë formula e intervenimit humanitar nga pala ruse zë vend më qëllim që të justifikohen bombardimet e qyteteve gjeorgjianë dhe infrastrukturës. Dhe në rast të një intervenimi ushtarak të suksesshëm në Osetinë jugore, po sipas skenarit të Kosovës, arsyetohet paravrësia e Osetisë jugore dhe bashkimi i mëvonshëm me Rusinë. Po të dëgjosh "urra" -ve dhe atmosferës patriotike në Rusi një fund i tillë i këtij skenari do të gjente mbështetje në shoqërinë ruse, e cila ende është e traumatizuar nga rrëzimi i Bashkimit Sovjetik.

Se si do të marrë fund ushtarakisht konflikti dhe se si do të jenë zhvillimet e ardhshme politike nuk bëhet dot aktualisht si profeci. Por një gjë është e qartë: Të dyja palët kanë mësuar nga njëra -tjetra por nuk kanë kuptuar asgjë. Tëhuajëzimi mes Rusisë dhe gjeorgjisë, mes Rusisë dhe perëndimit do të thellohet edhe më tej me luftën në Osetinë jugore.

  • Data 09.08.2008
  • Autor Ingo Mannteufel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EtbU
  • Data 09.08.2008
  • Autor Ingo Mannteufel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EtbU