1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Është e drejtë ndërhyrja turke në veri të Irakut?

Ndërhyrja ushtarake e forcave turke është bërë në bashkëpunim me aleatët tjerë, pohojnë komentatorët e shtypit gjerman. Në veçanti nënvizojnë koordinimin me SHBA.

Trupat turke drejt kufirit me Irakun

Trupat turke drejt kufirit me Irakun

"Ndërhyrja ushtarake e Turqisë në veri të Irakut nuk është aksion kokë më vete. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan i ka koordinuar mirë aksionet me SHBA. Është interesante të shihet se si kryeministri dhe presidenti Abdullah Gyl do të shfrytëzojnë këtë rast, që gjatë muajve të dimrit të paraqesin një propozim për zgjidhjen e çështjes kurde në Turqi. Ka ardhur koha për një paketë propozimesh, gjë që e kanë thënë edhe shumë ushtarakë. Ata mendojnë se zgjidhja politike është e domosdoshme. Njëherit hedhin poshtë akuzat për gabimet e bëra në të kaluarën", shkruan e përditshmja " Tageszeitung", e cila botohet në Berlin.

Nga kryeqyteti shfletojmë edhe gazetën "Berliner Zeitung" e cila që në fillim konstaton se humbësit më të mëdhenjë aktualisht janë kurdët. "Partia Punëtore Kurde duhet të mësojë se jo vetëm në Turqi, por as në vendet tjera nuk mund të mbijetojë, në qoftë se shërbehet me armë. Eshtë gabim llogaria nëse ka besuar se mund t'i përçajë vendet e rajonit dhe SHBA. Mirëpo shtrohet edhe dilema nëse Turqia mund t'i gëzohet kësaj fitore. Përderisa Turqia nuk i realizon të drejtat e kurdëve, me siguri që çdo fitore do të jetë vetëm një lloj pushimi i konfliktit dhe jo zgjidhje e tij", konstaton "Berliner Zeitung".

Ndërsa në "Kölner Stadt-Anzeiger" lexojmë: "Partia e Erdoganit ka fituar në zgjedhjet e kaluara parlamentare në territoret e banuara me shumicë kurde më së shumti vota. Tani ai duhet të dëshmojë se është i gatshëm që këtë kapital politik ta shhfrytëzojë për përmirësimin e gjendjes ekonomike në këto rajone. Atje nuk mungojnë vetëm shkollat, spitalet dhe mjekët, por edhe çdo lloj perpsektive për të rinjtë. Përvoja na tregon se atje ku fitohet varfëria, as terrorizmi nuk mund të ketë kurfarë baze", mendon komentatori i kësaj gazete.

  • Data 18.12.2007
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CdQm
  • Data 18.12.2007
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CdQm