1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Ëndrra për lavdinë! Silvia Neid synon titullin e tretë kampion në botërorin për femra

Futbolli ka qenë një pjesë e jetës së Silvia Neid për shumë kohë. Tashmë, ajo po ëndërron për titullin e tretë të Gjermanisë si kampione bote në turneun që zhvillohet pikërisht në këtë vend.

default

Silvia Neid

Silvia Neid ka drejtuar ekipe në nivel kombëtar në Gjermani, për më shumë se 15 vjet dhe ka drejtuar kombëtaren A, që prej vitit 2006. Kombëtarja gjermane e futbollit të femrave ka fituar dy botërorët e fundit në vitet 2003 dhe në 2007. Tani, trajnerja kryesore Silvia Neid ka vendosur si objektiv këtë verë, medaljen e artë në vendlindjen e saj. "Ëndrra jonë është që të fitojmë. Do të ishte fantastike nëse ne do të përjetonim sërish një „përrallë vere“- thotë ajo, duke iu referuar botërorit të 2006 për meshkujt që gjithashtu u mbajt në Gjermani, edhe pse rezultatet nuk ishin aq të mira, sa shpresonin tifozët që donin titullin.

Plot optimizëm në botërorin për femra

Neid: "Ne duam që të kemi një finish më të mirë se ata. Kombëtarja gjermane e meshkujve në vitin 2006, mbërriti vetëm në vendin e tretë“ tha Neid, duke qeshur. Ajo shpreson që të përmbushë misionin e vështirë me një „miks“ lojtaresh në skuadër. "Ne kemi një ekip me shumë lojtare me eksperiencë, por duhet të nënvizoj edhe talentin e futbollisteve të reja që kanë meritat e tyre. Mesatarja e lojtareve tona është 26 vjeç“ tha Neid, shifër të cilën e konsideron të saktë për recetën e saj të suksesit.

Fußball Nationalmannschaft der Frauen WM-Kader Flash-Galerie

Ekipi i kombëtares gjermane për femra

47 vjeçarja Neid ka qenë trajnere në nivel kombëtar që prej vitit 1996. Para kësaj kohe, ajo ka qenë një futbolliste e suksesshme me skuadra si SSG 09 Bergisch Gladbach dhe skuadra e TSV Siegen. CV-ja e saj si një futbolliste profesioniste është impresionuese dhe përfshin edhe 7 tituj kampion të Gjermanisë si dhe 6 kupa DFB Pokal. Futbolli nuk i është ndarë Neid, që kur ajo lindi.

Nga futbolli i lagjes në stadiumin para 5 mijë njerëzve

Kur ishte 2 vjeç e gjysmë, ajo ndiqte topat e parë dhe shfaqte teknikën, duke luajtur me vëllain e saj, apo djemtë e tjerë në fushat e lagjes ku u rrit. Kur ishte vetëm 11 vjeç, Silvia Neid iu bashkua skuadrës së parë me emrin SV Schlierstadt, në shtetin jug-perëndimor të Baden Württemberg. Që nga ajo ditë, Silvia Neid ngjiti shpejt shkallët e karrierës dhe e gjeti veten në majë, me kombëtaren gjermane në moshën 18 vjeç, saktësisht në 10 Nëntor të 1982.

"Isha shumë krenare dhe ishte ekzaltuese që të dëgjoje himnin kombëtar para një turme prej të paktën 5 mijë njerëzish“ tha Silvia Neid. Në atë ndeshje kundër Zvicrës, ajo u bë lojtarja e dytë më e re që luan me kombëtaren. „Isha shumë me fat pasi në kontaktin e parë që pata me topin, arrita të shënoj gol“ tha Silvia Neid. Ajo shënoi sërish në atë sfidë, duke ndihmuar kombëtaren gjermane që të fitonte 5-0 kundër Zvicrës.

Frauenfussball Deutschland – Niederlande

Neid sheh ndeshjen Gjermani Holandë

Neid kërkon të shtojë triumfet

Në fundin e karrierës Silvia Neid u bë një prej futbollisteve femra më të mira, me 111 ndeshje me fanelën e kombëtares, para se të tërhiqej në 1996. Në po të njëjtin vit, Federata Gjermane e Futbollit e punësoi Neid si një trajnere në skuadrat e moshave. Kapërcimi i shpejtë nga fusha në pankinë, nuk ishte befasues për Silvia Neid pasi ajo gjithmonë mendonte të zhvillonte futbollin.

6 vjet më vonë, FIFA nderoi Neid me çmimin e trajneres më të mirë në botë, ku një kontribut të madh dha edhe disiplina. Tani Neid kërkon të shtojë triumfet duke nisur nga sfida me Kanadanë, e para e botërorit që nis këtë muaj.

Autor: Arnulf Boettcher/Aurel Boriçi

Redaktoi: Lindita Arapi