1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Ç'strategji ka Evropa në Siri?

Ministrat e Jashtëm të BE-së shprehen për mundësinë e ashpërsimit të sanksioneve ndaj Sirisë.

Federica Mogherini in Luxemburg (DW/B. Riegert)

Federica Mogherini

Menjëherë pas përfundimit të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, ushtria ruse dhe udhëheqja siriane shpallën një armëpushim të njëanshëm. Mos vallë fjalët paralajmëruese të BEs- po bëjnë tashmë efekt ndaj Rusisë? Zyrtarët e BE-së në Luksemburg ende nuk shoh asnjë lidhje të drejtpërdrejtë, por gëzohen që të enjten e ardhshme në pjesën lindore të Aleppos armët do të heshtin për të paktën tetë orë. Kjo do të jetë një mundësi për Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara që të dërgojnë në zonat e rrethuara nga rebelët ndihma humanitare . Shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini tha pas konsultimeve që BE-ja është e gatshme për të ndihmuar. Mogherini i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë bombardimin e Aleppos përgjithmonë. "Ndihma për popullin është prioriteti ynë", tha Mogherini në Luksemburg.

Jo sanksione të reja kundër Rusisë

Österreich Sebastian Kurz (Getty Images/AFP/J. Klamar)

Sebastian Kurz

Pas një debati "të gjatë, kontrovers dhe emocional", ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz tha se BE-ja kishte ruajtur unitetin e saj dhe hequr dorë prej sanksionesh të reja kundër Rusisë. Veçanërisht britaniku Boris Johnson kishte bërë thirrje për këtë pas një takimi me ministrin e Jashtëm amerikan, John Kerry, të dielën në Londër. Johnson u largua nga takimi pa folur dhe me kokë poshtë. Njëzëri, ministrat e Jashtëm ishin shprehur më parë nuk për të mos vendosur sanksione. Por opsioni mbetet në tryezë. Kancelarja Angela Merkel (CDU) qe shprehur në parim për një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë. Ajo dëshiron që të flasë për këtë në takimin e BE-së të enjten.

Ashpërsimi i sanksioneve ndaj Sirisë

Frank-Walter Steinmeier in Luxemburg (DW/B. Riegert)

Frank-Walter Steinmeier

Ministrat e Jashtëm u shprehën për mundësinë e ashpërsimit të sanksioneve ndaj Sirisë. Por sipas ministrit të Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, dakord duhet të bien palët që luftojnë. Be-ja vetëm mund t'i mbështesë.

BE-ja do të fillojë të zhvillojë bisedime në rajon pas fazës së konfliktit. Prioriteti i parë është të ndërpriten bombardimet ndaj Aleppos. Më tej do të zhvillohen bisedime me Turqinë, Iranin dhe grupet e ndryshme opozitare në Siri.