1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ç'qëndron pas takimit konstruktiv dhe miqësor Bush-Obama?

Në Uashington nuk është më sekret, se veprimi i parë që do të bëjë Obama si president është shfuqizimi i dekreteve dhe projektligjeve të Bushit.

Pavarësisht përpjekjes për të demonstruar harmoni nga jashtë, SHBA-ja po përjeton ndërkohë një tërmet politik

Pavarësisht përpjekjes për të demonstruar harmoni nga jashtë, SHBA-ja po përjeton ndërkohë një tërmet politik

Çdo president i ri i zgjedhur viziton paradhësin në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është në traditën e politikës së SHBA-së. Megjithatë kësaj radhe vizita u zhvillua shumë shpejt, thuajse një javë pas zgjedhjeve. Kjo pasi problemet, që ka vendi dhe bota janë të të mëdha dhe sfiduese. Pas bisedës zëdhënësja e Bushit Dana Perino dhe një zëdhënëse e Obamës pothuajse njëkohësisht u prononcuan për shtypin dhe e cilësuan takimin si "konstruktiv dhe miqësor." Ato deklaruan, se Bushi dhe Obama kanë biseduar mbi krizën financiare si dhe mbi të gjitha temat e politikës së brendëshme dhe të jashtme.

Por pavarësisht përpjekjes për të demonstruar harmoni nga jashtë, SHBA-ja përjeton ndërkohë një tërmet politik. Xhon Podesta, një nga anëtarët më të rëndësishëm të ekipit të Obamës, deklaroi së fundi, se pas marrjes zyrtarisht të postit më 20 janar Obama do të tërheqë një sërë dekretesh dhe projektligjesh presidenciale.

Në fakt ndërkohë grupet liberale të lobiistëve, deputetë demokratë dhe ekipi i Obamës janë duke verifikuar një listë prej rreth 200 drektesh. Ata kërkojnë dekrete të Bushit me motive politike, të cilat sipas tyre nuk janë në interes të vendit. Kjo listë ëhstë përpiluar qysh në verë me kërkesën e Obamës nga një ekip i përbërë nga 50 ekspertë. Të parat dekrete që do të tërhiqen janë ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, shpimet për gazin natyror, abortin, kërkimet në qelizat embrionale dhe ato mbi sistemin e shëndetësisë, mësohet nga rrethi i ngushtë i Obamës.

Edhe kampi i diskutueshëm i të burgosurve në Guantanamo do të vihet nën lupë. Por ekspertët në Uashington tërheqin vëmendjen, se as Obama, pavarësisht premtimit elektoral, nuk do të mund ta mbyllë menjeherë kampin. Duhet të gjendet një kompromis ndërkombëtar, se çfarë do të bëhet me të burgosurit. Zëdhënsja e Bushit Perino e komentoi këtë e lehtësuar dukshëm: „Javën e fundit disa nga kritikët tanë papritur theksuan në media, se sa e vështirë është për presidentin e ardhëshëm që të marrë këtë vendim. Papritur pra pranohet se vërtetë është e komplikuar."

Një tjetër deklaratë e Perinos lë të kuptohet, se Obama po përgatitet me kujdes të madh për marrjen e postit: "Ne jemi në kontakt me ekipin e Obamës për një sërë temash. Njëra prej çështjeve është samiti ekonomik, që zhvillohet të premten dhe të shtunën. Ata kanë lënë të kuptohet, se nuk planifikojnë pjesëmarrjen në të. Ne do t´i ifnormojmë ata për gjithçka."

Vendimi i Obamës për të mos marrë pjesë në samitin e G-20-ës bën të qartë, se ai nuk është i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësi të përbashkët politike me Bushin, të cilin ai për dy vjet me radhë gjatë luftës elektorale e ka kritikuar ashpër. Obama thotë: „SHBA kanë vetëm një president" dhe deri në dorëzimin zyrtarisht të postit ai do të jetë Xhorxh Bushi.

  • Data 12.11.2008
  • Autor Cem Sey
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ft6b
  • Data 12.11.2008
  • Autor Cem Sey
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ft6b