1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ç'punë e presin kancelaren Merkel pas pushimeve

Lufta në Siri, luftimet në lindje të Ukrainës apo marrëdhëniet me Turqinë janë disa nga temat që e presin kacelaren Merkel pas pushimeve.

Kur kancelarja gjermane Angela Merkel të kthehet nga pushimet verore në tryezën e saj të punës, atë e presin disa dosje shumë voluminoze. Ndër të tjera ato kanë të bëjnë me luftën në Siri, luftimet në lindje të Ukrainës apo marrëdhëniet me Turqinë.

Konflikti Rusi-Ukrainë

Riashpërsimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës pas akuzave ruse se Ukraina kishte planifikuar sulbe sabotazhi në Krime e ka sjellë këtë konflikt në rendin e ditës të Këshillit të Sigurimit.

Në këtë situatë të tensionuar, Presidenti ukrainas Petro Poroshenko kërkon ndihmë tek partnerët e tij kryesorë evropianë, Gjermania dhe Franca. Angela Merkel negocioi në shkurt të vitit 2015 së bashku me presidentin francez Hollande marrëveshjen e Minskut mes Rusisë dhe Ukrainës. Por plani për t'i dhënë fund luftës në Ukrainën lindore ka ngecur në vend pre disa kohësh.

Presidenti rus i quan tërërisht pa kuptim takime të tjera të këtij lloji, kurse kancelarja Merkel ngul këmbë për një zgjidhje diplomatike, për presion ndaj Rusisë të shoqëruar me dialog. Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier kthehet në hënën nga një vizitë në Moskë dhe pritet të bëjë disa propozime konkrete në këtë drejtim.

I paparashikueshmi Erdogan

Pasiguri të plotë mbretëron edhe në marrëdhënien me Turqinë, partnere e BE-së në paktin për refugjatët. Që prej grushtit të dështuar ushtarak Erdogani nuk është vetëm duke zgjeruar me të gjitha mjetet pushtetin e tij në vend, por po përdor gjithashtu çdo mundësi për të kritikuar Gjermaninë apo politikanët gjermanë.

Në këtë situatë nuk është e sigurt nëse marrëveshja për refugjatët, të cilën Merkeli e mbron me forcë, do të vazhdojë të ekzistojë. Si detyrë kryesore pra Merkelit i del që të kujdeset që të mos rritet më tej numri i refugjatëve që vijnë në Gjermani, sepse shumica e gjermanëve nuk janë më të kënaqur me politikën e saj ndaj refugjatëve.

Kufizimi i refugjatëve

Merkeli i duhet që të zhvillojë një plan, se çfarë duhet të ndodhë nëse rritet edhe një herë numri i refugjatëve që vijnë në Evropë dhe Gjermani nga Turqia dhe Siria. Merkeli nuk mund të shpresojë se mund ta mbështesin gjerësisht partnerët e tjerë të BE-së. Për të arritur një shumicë për një shpërndarje të barabartë të refugjatëve në të gjitha vendet e BE-së duhet të jetë "jashtëzakonisht e vështirë", tha ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere, në fillimim të pushimeve të verës. Mekanizma alternative të shpërndarjes janë sipas tij ende "jo të sigurta". Paradoksalisht kancelari mund të mbështetet vetëm në vendet që e rrugës ballkanike, që vazhdojnë të ndjekin politikën e tyrej të kufijve të mbyllura, duke bërë kështu atë që nuk dnte ta bënte Merkeli për në Gjermaninë.

Merkelin e presin edhe një sërë problemesh në politikën e brendshme si mosmarrëveshjet me partinë bavareze simotër CSU, të cilat lidhen me krizën e refugjatëve, apo shtimi i popullaritetit të partisë populiste të djathtë AfD - Alternativa për Gjermaninë.