1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Çmimi Nobel për Obamën

"Rhein Zeitung": Obama i shtrin dorën secilit, që e do seriozisht paqen. Por u tregon grushtin atyre, që përgjigjen me terror dhe dhunë. Kjo është politikë paqeje realiste.

Presidenti i SHBA-së me çmimin Nobel për paqen gjatë ceremonisë në Oslo.

Presidenti i SHBA-së me çmimin Nobel për paqen gjatë ceremonisë në Oslo.

"Braunschweiger Zeitung": "Obama është nderuar për një premtim, veprimtaria e tij politike tani ka filluar. Ai është një president, i cili bën luftë, në Irak dhe në Afganistan. Nëse ai do të bëhet president i paqes, nuk mund të thuhet dot sot. Presidenti ka mbajtur një fjalim mbresëlënës, në të cilin mbrojti përdorimin e dhunës ushtarake si rrugën e fundit kundër diktatorëve dhe terroristëve. Obama është një orator i madh, ai është në gjendje të fitojë njerëzit, edhe kur mesazhi është tronditës dhe të tmerron. Sipas pikëpamjes së tij, liria ka çmimin e saj të hidhur, sepse ajo nuk është e vetëkuptueshme. Do të ishte mediokritet po të merrej vetëm si një justifikim retorik brilant i luftërave amerikane."

"Rhein Zeitung" e qyteteve Koblenz dhe Mainz komenton: "Obama nuk e do luftën. Këtë e bëri të qartë në Oslo. Por ai e di gjithashtu se asnjë fanatik nuk i lëshon armët, se ti i bën atij apel moral. Obama i shtrin dorën secilit, që e do seriozisht paqen. Por u tregon grushtin atyre, që përgjigjen me terror dhe dhunë. Edhe kjo është politikë e paqes, vetëm se realiste."

"Sächsiche Zeitung" që del në Dresden shkruan: " Presidenti i ri amerikan nuk është një ëndërrimtar larg botës, që kërkon ideale të parealizueshme. Por megjithatë Obama duhet të ketë kujdes, që veprat e tij politike të mos dëmtojnë më shumë kredibilitetin e tij personal. Ndërmjet retorikës dhe veprave, ndërmjet synimit të deklaruar dhe rezultatit të arritur në shumë fusha, hendeku po rritet."

Autor: dpa / Angelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 11.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KznS
  • Data 11.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KznS